Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 640 641 642 643 644 645 646 647 648 [649] 650 651 652 653 654 655 656 657 658 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Janar 2010 - 06:23:

Re: Fatos Nano: Fitova gjyqin me revistën italiane, fitova 3 milionë euro

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Tre milionë euro ka fituar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano kurse drejtori i një reviste të njohur italiane dhe tre gazetarë të saj u dënuan secili me nga një vit e gjysmë burg nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin “Il Padrino dell’Albania….”.

http://www.noa.al/index.php/media/1...-3-milione-euro




Mir ja beri qe fitoi kunder ketyre ,te shohes Gazetinon e Venezies te dates 23 Janar ,cfa kan shkruar per nji shokun tim ,o Zottttt e kan njerrr qe paska qene koka trafikut internacional dhe luante lek me miliona ,hajde genjeshtra hajde , Nejse....


PRAGE CHE : Një ish-prokurore e Çekosllovakisë së periudhës komuniste u dënua me 6 vjet burgim, për rolin e saj në një gjyq të viteve 50, ku u vendos të ekzekutohej një politikane anti-komuniste.
Gjykata e Lartë e Republikës Çeke e mori dje vendimin ndaj Ludmilla Brozova-Polednovas, e akuzuar se kishte dhënë urdhërin për dënim me vdekje. Gjyqi u zhvillua në qytetin perëndimor Plzen, me qëllim që të pandehurës 86-vjeçare, e cila ka probleme shëndetësore, t’i jepej mundësia të merrte pjesë në seancën gjyqësore ndaj saj.
Brozova-Poledovna ka qenë anëtare e një komisioni gjyqësor që dha dënim me vdekje për 10 persona, në kohën kur ligjvënësja dhe veteranja çeke e luftës kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mllada Horakova, u gjykua nën akuzat për tradhti dhe spiunazh. Horakova u var në vitin 1950, pas asaj që kritikët e cilësuan një farsë gjyqësore, megjithë protestat e fuqishme nga figura të njohura të botës, mes të cilëve edhe Albert Ajnshtajni. Ish-prokurorja nuk ka mohuar asnjëherë pjesëmarrjen e saj në ekipin gjyqësor komunist. Ajo i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se detyra e saj si prokurore të atë periudhë ishte t’i bindej urdhërit të eprorëve të saj.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 640 641 642 643 644 645 646 647 648 [649] 650 651 652 653 654 655 656 657 658 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.