| Forumi Horizont | Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)
Jo, do beja cmos te evitoja kthimin, sepse ne plan profesional (por edhe personal) Shqiperia te shkaterron. Kthimi atje eshte nje sensacion pozitiv muajin e pare, qe kthehet ne stres dhe sensacion negativ te madh qysh muajin e dyte (nga eksperienca e shokeve te mi). Pervec kesaj mungon homogjeniteti social dhe nderkohe qe shume veta jane mesuar te jetojne krah per krah me lypesin, pabukesin apo qyrresin, mua kjo me shqeteson, sepse jam mesuar te jetoj me njerez pak a shume me kulture te barabarte.
Prape se prape mundohem te hap syte dhe te kuptoj formatin shumengjyresh te Shqiperise, i cili eshte shume me i veshtire per tu kuptuar nga c'mendohet. Dhe nese nje dite kthehem do ishte mire te kisha idene me cfare shteti dhe populli kam te bej. Prandaj predikimet e emigranteve me duken pa kuptim, perderisa as nuk perfaqsojne Shqiperine dhe as nuk jane aktive ne realitetin e atjeshem. Me pak fjale, bindem gjithmone e me shume qe emigrantet jane pengesa me e madhe ne zhvillimin e Shqiperise. Kjo ndodh sepse ata qe ikin jashte marrin te drejten e gjykimit edhe kur kalojne shume vite. Nderkohe Shqiperia ecen me menyren e saj dhe faktori i vetem qe i kujton te kaluaren eshte emigracioni. Ora e ngecur e emigranteve kthehet mes nje shoqerie te ndryshuar dhe e demton prape ate. Fatkeqesia e emigracionit eshte pikerisht kjo, perderisa njeriu nuk eshte as ne shoqerine shqiptare dhe as ne ate te huaj. Pra emigranti mbetet shpesh nje individ i huaj, me nje Shqiperi imagjinare ne tru dhe me nje perendim imagjinar. Ketu ne forum duket qarte sa e vertete eshte kjo, perderisa ka njerez qe veshin realitetin shqiptar me imagjinaten e tyre mbi "korrupsionin", "gjakpirjen", etj.
Shpresoj te me kesh kuptuar.
| Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.