Forumi Horizont | Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)
Po nga e di ti Piktor se policia nuk e ka marre ne shqyrtim deshmine e ketij?
Ky ne rastin me te mire mund te jete mitoman, ne rast nornal i perdorur nga te tjere, dhe ne me te keqin nje cakall.
Mgjth mua kjo deklarate me duket shume profesionale:
…Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione në të cilat pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin. Policia e Shtetit ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i është dhënë asaj dhe falenderon te gjithe qytetaret qe kane dhene këto informacione. Por Ajo sqaron se është e detyruar me ligj që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.
Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacineve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj. Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t’i jepen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.
Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga Specialistët e ngarkuar me këtë hetim , është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi qysh nga data e marrjes së tij.
Drejtori i Përgjithshëm mirëpret informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale , por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.
Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.
Policia është e vetdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin e dhënë prej tij.
Policia falënderon mediat që janë të interesuara për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe sidomos NEWS 24 , e cila ndonëse me vonesë po interesohet për ish aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj , duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë…”
Tani po e mbyll sepse po duket sikur po te kundershtoj kasten per c'do gje qe shkruan. Shpresojme qe ajo vrasje te zbardhet, ne rradhe te pare per familjen dhe pastaj per opinionin publik
Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.