Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
ju lutem shkruani pak me shkurt se humbet durimi i leximit te replikave te gjate dhe deshira per te mare pjese ne diskutim. me nje shikim te shpejte qe i hodha shkrimeve jane prekur pika interesante por per ceshtje qe jane shume te komplikuara dhe veshtire te jepen argumentat ne nje forum, aq me teper qe asnjeri nga ne nuk eshte ekspert historie ne Lindjen e Mesme, apo per rajone te tjera.
Gjate gjithe kohes ne sistemin e marredhenieve nderkombetare ka funksionuar ligji i balances se pushteteve. mendoj se pas luftes se ftohte eshte krijuar nje vakum balance dhe me eshte krijuar pershtypja se gjithmone e me shume shtetet po levizin drejt pranimit te disa vlerave te perbashketa nga te gjithe dhe drejt dhenies se nje rendesie me te madhe organizatave nderkombetare.
Nuk eshte puna eshte apo nuk eshte e drejte lufta ne Irak, puna eshte e standarteve te dyfishta. nese principi i amerikes eshte perhapja e vlerave te saj le ta beje tek te gjithe njelloj, le te filloje nga Sadami por ti marre te gjithe me rradhe, le ti heqi diktatoret por ama kudo ne bote. Pse nuk nderhyn Amerika ne Lindjen e Mesme ta beje zap Izraelin, pse nuk i thote gje Rusise per cecenine, pse nuk ngre problemin e te drejtave te njeriut ne vendet si Arabia Saudite etj etj,
Mendoj qe idiotlleku i administrates bush qendon ne luajtjen e gurit te armeve te shakterrimit ne mase, ndekohe qe mund te perdornin fare mire gurin e arritjeve te tyre ne veri te Irakut, arrijtet e tyre ne Kosove, rendesine e te drejtave te njeriut, dhe te krijimit te sistemeve demokratike ne nje rajon aq problematik. sepse eshte Irani afer, eshte Siria problematike, jane gjithe keto vende fondamentaliste, te rrezikshme ne potencialin e tyre. Nje Irak demokratik do te qetesonte shume Lindjen e Mesme ( pasi organizatat terroriste palestineze financohen nga Iraku.)
Prandaj flasim per Kosoven, por e dini qe kurdet jane grupi etnik me i madh ne bote i ndare ne kater shtete qe u eshte mohuar e drejta e krijimit te shtetit te tyre dhe kane gjithe jeten qe i jane nenshtuar nje genocidi te jashtezakonshem, qofte nga Iraku, por edhe Turqia nuk bie poshte me mosrespektimn e te drejtave te kurdeve, etj etj.
Nga njera ane them qe ne si popull jemi me shume fat qe Kosova u zgjidh dhe me shume fat qe u zgjidh ne 99. ka shume popuj e shume etni qe vuajne anembane botes. Shikoni afriken si jane.
ceshtja qendron ne gjetjen e menyrave te imponimit te vlerave. Iraku nuk eshte rreziku kryesor per ameriken, me e rrezikshme eshte Korea e Veriut per momentin pasi ata i kane shpallur aktivizimin e programeve te tyre berthamore qe fare lehte prodhojne uranium te pasuruar dhe jane totalisht te cmendur e per 30 min e bejne hi gjithe korene e jugut, japonine po te duan.
Por sic dihet gjithshka ne kete bote behet ne rradhe te pare ne baze te interesave dhe jane ato qe e levizin politiken. sado te diskutojme neve per Irakun, republikanet njohin gjuhen e forces,Bushi vete u ul taksat miliardereve sepse i kishin shume te larta. Nafta drejton politiken ne amerike dhe kongresi amerikan ka shumicen e anetareve te lobit cifut qe jane ortodokset me radikale, dhe te gjitha keto pastyrohen ne kete mishmash aktual. kemi industrine e armeve qe kane financuar bushin dhe qe kane interesat e tyre kuptohet.
problemi nese ju kujtohet lindi qe me zgjedhjen teper te dyshimte te bushit si president, ku vete amerika ishte e ndare ne dy pjese. Ai nuk ka vizion, nuk ka vlera dhe e dime fare mire rrezikun e lidereve te tille ( e kemi provuar ne kurrizin tone ).
Klintoni kishte vizion dhe vlera, Bushi me klintonin jane si nata me diten.
Lufta nuk sjell edukimin e popujve, por shkollimi, dhe respektimi i vlerave qe tashme i duan te gjithe unitet, paqe, barazi.
prandaj do ju lutesha te mos harxhonit energjite tuaja te vyera per Irakun, por jepni mendime per vendin tone le te perpiqemi te bejme dicka te dobishme per te duke filluar nga perhapja e vlerave dhe kultures qe kemi marre secili ne vendet ku jetojme.
me respekt
analistja
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.