Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Begeja i rikthen buzëqeshjen Teutës
Lushnja Teuta 0-1
Në Peqin, durrsakët fitojnë 1-0 ndaj Lushnjës, me gol të kapitenit.
Shënues: Begeja 2'
Lushnja
Prençe 6
Malko 6
Bika 5.5
Vrapi 6
Hasalla 6
Dhima (Byzhyti 46') 6
Kadiu 6
Çela 6
Bardhi 6
Boriçi 6
Nora (Gega 74') 6
Trajner: A. Canaj
Teuta
Shehi 6.5
Xhai 6.5
Tetova 6
Driza 6.5
Khumalo 6
Toshkollari 6
Kotomelo 6
Begeja (Kotja 79') 6.5
Hasho (Bërzezi 46') 6
Babamusta 6
Mancaku (D.Xhafa 46') 6
Trajner: H. Lika
Gjyqtarë: S.Çekaj (Laç) G.Maloku (Tiranë), D.Bilali (Shkodër).
Kartonë të verdhë: Hasho, Malko, Begeja, Xhai, Toshkollari.
Radiografia
2'- Sulmi i parë i Teutës nga krahu i djathtë. Topi zotërohet në qendër nga Begeja, i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan fort tokazi, duke shënuar golin e epërsisë për Teutën.
9'- Është sërish Teuta pranë golit, por ndërhyrja e saktë e Malkos ia heq topin Mancakut në momentin e duhur, duke shmangur rrezikun në portën e tij.
13'- Shehi zgjidh një situatë të vështirë në portën e vet, duke e pritur topin në dalje e sipër.
25'- Gjuan Çela, por tregohet i pasaktë, duke mos e gjetur dot kuadratin e Shehit.
36'- Nora nuk gjen kohën e duhur për të goditur, edhe pse kërcen fuqishëm me kokë, duke shpërdoruar një rast goli.
38'- Lushnjarët kërkonjnë një 11-metërsh për prekjet e topit me dorë nga mbrojtësit durrsakë, por për gjyqtari Çekaj akoordon vetëm goditje këndi.
43'- Nora ka mundësi të barazojë, por e humb kontrollin e topit brenda zonës, duke ua dhuruar atë mbrojtësve kundërshtarë.
47'- Aksion i Teutës në krahun e djathtë, që mbyllet me gjuajtjen me kokë të Kotomelos, që pritet saktë nga Prençe.
49'- Lushnja rrezikon me Norën, por gjuajtja e tij tokazi ndërpritet nga mbrojtësit e shumtë durrsakë.
60'- Dyluftim i portierit Shehi me sulmuesin Nora. Portieri durrsak tregohet më i shpejtë dhe e rrëmben topin në këmbët e Norës në çastin e fundit.
78'- Byzhyti merr një top të kthyer nga mbrojtësit, gjuan fluturimthi, por reagon mjaft mirë Shehit.
82'- Shehi arrin të zgjidhë një tjetër situatë të vështirë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, duke e grushtuar topin në goditje këndi.
85'- Tenton Bardhi me një goditje të fuqishme tokazi, por është ndërhyrja e Xhait që e devijon topin që po i drejtohet rrjetës së Shehit.
89'- Dështon edhe tentativa e fundit e lushnjarëve për të barazuar. Kapiteni Malko në kufirin e 16 metrave ekzekuton një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule, në krahun e djathtë të portierit durrsak.
Komenti
Teuta ka kaluar një provë të vështirë në fushën sportive të Peqinit, duke i marrë 3 pikë me mjaft vlera Lushnjës së fortë. Duhet thënë se skuadra e Hasan Likës ka fituar me shpirt ndër dhëmbë ndaj myzeqarëve, që e kanë kërkuar golin me të gjitha forcat, por s'ia kanë arritur dot. Goli i shënuar nga Begeja, pa filluar mirë loja, u ka dhënë fitoren udhëtuesve. Ky takim i shumë pritur u ndoq me interesim të madh nga tifozeritë përkatëse. Meritë në fitoren e durrsakëve pati pa dyshim kapiteni Begeja, i cili realizoi një gol të bukur, duke shfaqur vlerat e një sulmuesi me përvojë. Ai diti të përfitojë nga rreshtimi jo i mirë i mbrojtjes lushnjare dhe me qetësinë e nevojshme vulosi gjithçka në këtë takim. Epërsia e Teutës vazhdoi edhe shumë minuta të tjera pas këtij goli, duke patur mundësi të shënonte përsëri. Më pas kemi një rënie të lojës së tyre dhe një tërheqje në prapavijë, duke ia lënë iniciativën Lushnjës, që e përmirësoi lojën e vet dhe diktoi në fushë. Në këto minuta, Lushnja pretendon për një 11-metrësh, për një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit durrsakë, por për gjyqtarin Çekaj gjithçka ka qenë e pavullnetshme. Pjesa e dytë i takon Lushnjës, që e detyron Teutën të tërhiqet plotësisht në zonën e saj, në mbrojtje të rezultatit. Trajneri Lika është vazhdimisht i shqetësuar, teksa ndërhyn shpesh për t'i orientuar futbollistët e tij. Ai bën ndërrimet e nevojshme, që rezultojnë të suksesshme deri në fund, ngaqë rezultai 1-0 mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Çekaj.
Thanë pas ndeshjes
Agim Canaj, trajner i Lushnjës:
"Luajtëm në një fushë asnjanëse, ku gjetëm kushte mjaft të mira. Kësisoj shanset për të fituar ishin të barabarta për të dyja ekipet. Gabuam në fillim dhe u ndëshkuam. Sidoqoftë, ne dolëm me vështirësi në lojën tonë. Na u mohua një 11-metrësh nga gjyqtari Çekaj, duke humbur kështu një mundësi për ta barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë krijuam një volum të madh loje, por ndeshëm një kundërshtar që u mbyll mirë në mbrojtje dhe kërkonte vetëm të largonte topin nga zona e tij. Kjo lloj loje për një ekip që kryeson kampionatin është shumë pak. Pavarësisht rezultatit unë jam i kënaqur me lojën e ekipit tim.
Hasan Lika, trajner i Teutës: Nuk foli për shtypin
Të veçanta
- Sportdashës të shumtë, të ardhur nga Lushnja dhe nga Durrësi, e ndoqën nga afër takimin Lushnja-Teuta.
- Në këtë takim mungoi gjyqtari i katërt i caktuar nga Federata. Vendin e tij e zuri M.Murati nga kolegjiumi i Peqinit.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.