Forumi Horizont | Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)
Re: Islami dhe te drejtat e gruas
[QUOTE][i]Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq [/i
kalorsi citoi: Ashtu si e ke interpretuar ti versetet kuranore nuk ka pse gruaja te mos jete e njejte me burrin. Por kjo eshte shume larg nga e verteta. Ndoshta vjen nga praktika ose misinterpretimi i Kuranit qe s'eshte i njejte kudo.
I nderuar, Islami erdhi per te gjithe, per burrat dhe grate, andaj andaj nuk mund te paramendohet qe kjo fe te ben trajtim te padrejte ndaj grave, ashtu sic thone ata te cilet supozojne apo sic genjejne genjeshtaret. Madje as edhe nje hadith i vetem nuk ekziston per nje trajtim te padrejte ndaj gruas. Perkundrazi, statistikat e bera tregojne se numri i meshkujve gjithmone sillet 49% e ne disa raste 51% apo 52% nderkaq pjesen tjeter e perbejne femrat, te cilat jane gjithmone te barabarta e te aferta me nurmin e meshkujve. Si konkluzion nxjerrim se; sa u perket numrave statistikore, pa dyshim se gruaja paraqet gjysmen e shoqerise. Ne padrejtesite qe u benin (ushtroheshin mbi femren) ne kohen paraislamike erdhi dhe Islami dhe e liroi gruan nga te gjitha keto padrejtesi dhe nga jeta e erret qe jetonin ato kohe. Asnje hadith i vetem nuk ekziston t'i behet padrejtesi gruas, pasi Allahu qe te dy gjinit i krijoi njejta dhe qe te dyja jane qenie njerezore, ku gruas asgje nuk i mungon sikurse burrit. Allahu zbriti kete ajet kur'anot mu per kete ceshtje delikate mbi padrejtesite e gruas qe u benin. Allahu thote: "Kush ben veper te mire, qofte femer apo mashkull, e duke qene besimtare, Ne do t'i japim atij nje jete te mire (ne kete bote), e ne (boten tjeter) do t'u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre." (En-Nahl: 96) Allahu i Madheruar ka caktuar pergjegjesi per te dy dhe ka caktuar shperblim te njejte per veprat e tyre. Madje, sic theksojne disa bashkebisedues per padrejtesise e gruas ne Islam, a thua valle nuk bien ndesh me fjalet e allahut, ku dhe e shohim qe allahu me aq respekt te larte ndaj gruas dhe ne cdo ajet te Tij, Ai i drejtohet gruas se pari e me pas mashkullit. Pastaj, ne vet llogjikisht duhet te kuptojme se burri dhe gruaja nuk jane te njejte ne perberjen fizike, e as ne ate vepruese (sherbyese). Trupi i gruas eshte i pergatitur per sherbim krejtesisht tjeter nga trupi i burrit; trupi i gruas eshte i pergatitur te jete nene, edukuese e femiut etj, keshtuqe nuk mund te themi se gruaja eshte sikurse burri ne perberjen fizike, pasi trupi i gruas eshte i pergatitur per dic tjeter njashtu sic Allahu e pergatiti me pergatitje te mire. Kurse sa i perket ceshtjes se deshmise, perse sipas ligjit islam kerkohet te deshmoj nje burre e dy gra, flasin mjafte ajete kur'anore e hadithe mbi ceshtjen e deshmise, ku dhe do citoi njeren: ...." Kerkoni te deshmojne dy deshmitare burra nga mesi juaj, e ne qoftese nuk jane dy burra, atehere nje burre e dy gra, nga deshmotaret qe i pelqeni. Per ate se nese njera prej tyre gabon, t'ia perkujtone tjetra...." (El-Bekare: 282)
Perse nje burre e nje grua? ( duhet shuar kuriozitetin e juaj)
Kur'ani Famelarte bukur e thekson, se nuk ka te beje se gruaja eshte me pak e mencur se burri, apo se ajo eshte e manget se burri, porse shkaku i ceshtjes te deshmise, jane marredhenie tregtare qofte dhe te pasurise qe nuk i perkasin gruas dhe kuptohet se nuk jane ceshtje e interesit te gruas, keshtuqe ceshtja e deshmise nuk i perket sferes te jetes se gruas pasi gruaja dihet se me c'obligime tjera eshte e preokupuar. ( Kjo ceshtje edhe tek ne shqiptaret i dorezohet mashkullit dhe jo femres, pavarsisht jem besimtare apo jo). Madje, eshte e ditur, se gruaja eshte e preokupuar me punet e shtepise, edukimin e femiut, qofte dhe nje beqareje dhe ajo ka preokupimet e saj, sic eshte ceshtja e marteses, zbukurimit dhe gjerave te jetes femerore. Per ate dhe Allahu thote : "Per ate se nese gabon, le t'ia perkujtoj tjetra..."
kalorsi citoi: _femrat te luten ne xhami ne nje seksion tjeter e te vecante e te shkeputur komplet nga burrat, sa qe ca xhami ne shqiperi kane hyrje e dalje tjeter per grate e per burrat. ME KORRIGJO NESE JAM GABIM ( do ishte e kote kam qene ne shume prej tyre).
Me siguri se duhen te jene te ndara seksionet, per arsye te ndryshme, sic jane: epshi qe stimulon ne te ndaluaren. Xhamia eshte shtepi e Zotit dhe ne te shkojne te gjithe qe kryejne obligimet e tyre ndaj Krijuesit.
I Derguari i Allahut, pyeti te bijen e tij: "Oj Fatime, c'eshte me e mire per gruan?", kurse ajo eshte pergjigjur: "Te mos e shoh dot njeri, po edhe te mos sheh dot njeri." Dhe me pas i Derguari i Allahu s.a.v.s. e puthe ne mes te syve te ballit dhe i tha: "Pasardhes te njeri tjetrit." Keshtuqe i Derguari a.s. krenohet me moralin e larte te se bijes, e ku eshte ky moral aq i larte tek ne femrat e sodit?! Porse secila mundohet te zbuloje stolite e tyre, dhe ke turp t'ia kekrosh nje gote uje, pasi te ven ne nje situate te veshtire. Kot e keni po kundershtoni, megjithese jane te mire se ardhura, porse e verteta mer burra nuk mohohet kur ne e jetojme ate cdo cast. Eh... femra e gjore eshte shendrruar ne nje vegel epshore per meshkujt, dhe po nuk mohuan te verteten i brengos fakti, a thua valle, ku do zvarritim epshet tona shtazarake. Se qe besa, kur ju ndodhe dic jo e hijeshme tek nenat, motrat tuaja, qe besa i izoloni nga shoqeria e bota, porse te huajat jane te huaja dhe ne jemi zoterit e tyre. Sa mekat i madhe dhe padrejtesi qe i bejme vetes. Megjithate secili jem pergjegjes per vetet tona.
Dhe sa i perket poligamise i nderuar, kjo teme eshte trajtuar kohe me pare, ku autor i temes ishte alkimisti, megjithate do ua mundesoje te e lexoni sapo e beje copy dhe e sjell ketu....
Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.