Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Indrit datë 24 Janar 2010 - 01:51:

Po cfare mora vesh une se

Kane filluar kuotimet neper pikat e basteve ne lidhje me rrahjen e ardhshme te Mero Bazes:

1- Brenda muajit Shkurt 10.5
2- Ne diten e festes se grave, pra 8 Mars 20.5
3- Ne diten e rrenave, 1 Prill 25
4- Gjate nje fatkeqesie tjeter shkaktuar nga qeveria Berisha 2.5
5- Nese gjeni cili do jete autori 9


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2010 - 04:26:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE



Mirmjes si mu gdhive A.D.


Mo ta rrahin se dhe ai eshte nga ato Nje euro metri .....Klyshi te kuqve



u gdhiva e u ngrysa mire thnx

sikur e mbyllen gazeten Tema sot ... e mire ja bene se ngeli tu u marr me llafe si grate e keqia e ai Merua :p


Postuar nga Fajtori datë 24 Janar 2010 - 04:29:

Mire ja bene... burri qe eshte burre nuk hap gazeta fare. Gazetat jane pune grash


Postuar nga AngelDevil datë 24 Janar 2010 - 04:32:

Jo mo jane per burra e gra ka barazi gjinore ketu a jo

Mgjate se ke keq ti fundja dihet shkencerisht qe femrat flasin me shume fjale ne minute se meshkujt e media ket pune ka ... nejse kaq kisha per lajm te fundit une qe U MBYLL GAZETA TEMA


Postuar nga Deb* datë 24 Janar 2010 - 04:34:

E me mire Angel. Si i thone, ''Nje bie 100-ra ngrihen.''


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 25 Janar 2010 - 03:17:

AD po keto jane lajme ikuuuuuuuuuu Merooooooooooo ike plaku Mereeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ti me gjith ate Gazet .......


Postuar nga Fajtori datë 25 Janar 2010 - 04:05:

Futboll shqiptaresh




Nuk ka kaluar as nje jave nga ndeshja skandaloze me Real Madrid. Shikoni si e konceptojne shqiptaret futbollin.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Janar 2010 - 15:50:

Fatos Nano: Fitova gjyqin me revistën italiane, fitova 3 milionë euro

Tre milionë euro ka fituar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano kurse drejtori i një reviste të njohur italiane dhe tre gazetarë të saj u dënuan secili me nga një vit e gjysmë burg nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin “Il Padrino dell’Albania….”.

http://www.noa.al/index.php/media/1...-3-milione-euro


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Janar 2010 - 06:23:

Re: Fatos Nano: Fitova gjyqin me revistën italiane, fitova 3 milionë euro

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Tre milionë euro ka fituar ish kryeministri shqiptar Fatos Nano kurse drejtori i një reviste të njohur italiane dhe tre gazetarë të saj u dënuan secili me nga një vit e gjysmë burg nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka ka ardhur pas një shkrimi që “L’Espresso”, e përjavshme italiane, publikoi disa vite më parë me titullin “Il Padrino dell’Albania….”.

http://www.noa.al/index.php/media/1...-3-milione-euro




Mir ja beri qe fitoi kunder ketyre ,te shohes Gazetinon e Venezies te dates 23 Janar ,cfa kan shkruar per nji shokun tim ,o Zottttt e kan njerrr qe paska qene koka trafikut internacional dhe luante lek me miliona ,hajde genjeshtra hajde , Nejse....


PRAGE CHE : Një ish-prokurore e Çekosllovakisë së periudhës komuniste u dënua me 6 vjet burgim, për rolin e saj në një gjyq të viteve 50, ku u vendos të ekzekutohej një politikane anti-komuniste.
Gjykata e Lartë e Republikës Çeke e mori dje vendimin ndaj Ludmilla Brozova-Polednovas, e akuzuar se kishte dhënë urdhërin për dënim me vdekje. Gjyqi u zhvillua në qytetin perëndimor Plzen, me qëllim që të pandehurës 86-vjeçare, e cila ka probleme shëndetësore, t’i jepej mundësia të merrte pjesë në seancën gjyqësore ndaj saj.
Brozova-Poledovna ka qenë anëtare e një komisioni gjyqësor që dha dënim me vdekje për 10 persona, në kohën kur ligjvënësja dhe veteranja çeke e luftës kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mllada Horakova, u gjykua nën akuzat për tradhti dhe spiunazh. Horakova u var në vitin 1950, pas asaj që kritikët e cilësuan një farsë gjyqësore, megjithë protestat e fuqishme nga figura të njohura të botës, mes të cilëve edhe Albert Ajnshtajni. Ish-prokurorja nuk ka mohuar asnjëherë pjesëmarrjen e saj në ekipin gjyqësor komunist. Ajo i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se detyra e saj si prokurore të atë periudhë ishte t’i bindej urdhërit të eprorëve të saj.


Postuar nga Fajtori datë 26 Janar 2010 - 16:47:

Nuk jane lajme nga Shqiperia po hajt me....

Lajme te fresketa shqiptaresh pi Italie

26/01/2010

MILANO-Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri në një lokal nate në Milano të Italisë. Sipas medieve italiane që kanë publikuar lajmin, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe në sherr janë përfshirë dy grupe, shqiptarë dhe italianë, por ende nuk janë qartësuar motivet.
Nga të shtënat, shqiptari 38-vjeçar mbeti i vdekur, ndërkohë që dy presona të tjerë mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.


Veneto - Agjentet e Guardia di Finanza ne Itali kane arrestuar sot kater shtetas shqiptare ne kuader te nje hetimi kunder trafikut dhe shperndarjes se kokaines ne Friuli dhe Veneto. 10 te tjere, 7 shqiptare dhe 3 italiane, jane denoncuar.
Burimet shtojne me tej se agjentet e GDF-se kane kryer edhe nje seri kontrollesh ne Pordenone dhe Trevixhano.


Feltre (Belluno) - Prifti le detyren sepse dashurohet me nje shqiptare. Giulio Antoniol shprehet se po pret te behet baba, pasi dha doreheqjen nga Kisha. Ai thote se thjesht ka rene ne dashuri dhe do i hyje jetes familjare me vajzen shqiptare.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.