Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 648 649 650 651 652 653 654 655 656 [657] 658 659 660 661 662 663 664 665 666 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Nje eskursion neper lajme...
25/01/2010
Mat, atentat me municione nga oxhaku i shtëpisë
Atentati me municione nga oxhaku i shtëpisë rrezikoi jetën e tre anëtarëve të familjes Keta në Xibër Murrizë të Matit. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 netë më parë, kur persona të paidentifikuar hodhën fishekë dhe granata në shtëpi, shpërthimi it ë cilave shkaktoi dëmtimin e orendive, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Policia eshte lajmeruar por nuk ka shkuar ne vendngjarje.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1679
24/01/2010
Paskuqan, dhunohen mbi 170 varre
Përvec kapakëve të pusetave tashmë mbledhësit e metaleve nuk falin as varrezat. Mbi 170 varreve në lagjen Babrru të Komunës Paskuqan u janë vjedhur pjesët metalike, por ende nuk ka asnjë përgjegjës.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1650
25/01/2010
Pukë, vdhen telat e korentit. Fshati pa drita.
Një fshat i tërë në Pukë po vuan mungesën e energjisë elektrisë pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur duke këputur përcjellësit elektrikë të zonës, me qellim shitjen e tyre. Banorët thonë se nga ky shkak, janë penalizuar me errësirën prej një jave, ndërsa i bejnë apel policisë të gjejë autorët e vjedhjes së telave, OSSH t`u rikthejë energjinë e munguar.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1664
19/01/2010
Në vetmi mes varfërisë ekstreme
Varfëria nuk njeh kufij në familjen Deliu, të cilët jetojnë vetëm me një thes miell, ndërkohë që sipas tyre komuna dhe bashkia janë treguar tërësisht indiferentë.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1562
14/12/2009
Tropojë, jeta mes lagështirës në mjerim të plotë
Rastet e varfërisë ekstreme vazhdojnë të dalin në pah cdo ditë në rrethe të ndryshme të vendit. Këtë herë News24 bën pubike historinë e një familje nga Tropoja ku 4 fëmijë, nëna, dhe gjyshja e tyre jetojnë në mjerim të plotë mes lagështirës së një dhome të ish hotelit të punëtorëve në qytetin e Bajram Currit.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=994
27/11/2009
Familja në varfëri ekstreme, aty ku Bajrami festohet me misër
Historia e një familjeje nga Mati, që jeton tej kufijve të varfërisë bën realitet legjenden e misrit. Duket se ky është ushqimi i vetëm bazë, që njohin fëmijët e kësaj familjeje të varfër.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=711
24/01/2010
Maqellarë, familja në varferi ekstreme. Ndihmohet pas apelit në News 24
Një familje të varfër nga Maqellara e Dibrës ka gjetur ngrohtësinë dhe ndihmën ekonomike nga një tjetër familje shqiptare që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nodh pas një apeli në BalkanWeb. Bamirësit kanë kërkuar të mbeten anonime.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1652
22/01/2010
Berisha, niveli i varfërisë pësoi rënie
Kryeministri Sali Berisha deklaron se vendi ynë ka shënuar një rënie drastike të nivelit të varfërisë, nga 70 % që shënonte para 18 viteve ne 12 %.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1617
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 648 649 650 651 652 653 654 655 656 [657] 658 659 660 661 662 663 664 665 666 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.