Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 649 650 651 652 653 654 655 656 657 [658] 659 660 661 662 663 664 665 666 667 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 07 Shtator 2007 - 01:23:

Post Ne ditet e mia pa TY...

...Eja, vrapo drejt meje!-Syte e mi shohin vetem TY.E asgjekundi nuk po
perplasem ne nje dite me TY!
Si ka mundesi qe koha vrapon si e marre, e dita behet jave; muaji behet vit,
e viti binjakezohet, trinjakezohet e me ralle...?
Nuk e di arsyen perse une ndihem superiore kudo qe hedh hapin, apo kudo qe shkel,
ne cdo ambjent jam vetem UNE, mbi te gjitha, mbi te gjithe !
Ndoshta buzeqeshja ime ka tromaksur qindra mendje kete fillim shtatori,
qe te gjithe me buzeqeshin embelsisht & te gjithe duan te flasin me mua?
A thua jam kthyer ne mit ne ambjetin ku "murosem" per rreth gjashte ore?!
Apo, jam une ajo qe dhuroj vetem embelsi ngado ku ndesh shikime!?
Cuditem sesa shpejt jam familjarizuar me gjithcka te re, gjithcka te panjohur,gjithcka fixe.
Mbase zemren e kam plot e perplot me dashuri, dhe deshiroj qe me dashurine time
te mbuloj cdo fytyre te trishtuar, apo te pangopur me gjume?!
...-Shpirti im i Larget, me shume sesa kurre te ndjej.
Te ndjej ne bebet e syrit tim, ne driten vezulluese te tyre & ne cdo gjurme qe le korridoreve te gjate, apo sallave te medha(kudo me shfaqesh TI)!
Te ndjej deri ne kocke, aty ku palca e njome e dashurise sime ka nderttuar keshtjellen e dashurise per Jeten,
per TY.


LoVe, Enya.


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 649 650 651 652 653 654 655 656 657 [658] 659 660 661 662 663 664 665 666 667 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.