Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga volter datë 21 Janar 2004 - 20:42:

FLUTURIMI ME KALIN MAGJIK!!!

Ora tetë e mëngjesit. Në dhomë askush, vetëm ai dhe lapsi magjik.
Rrinte dhe fliste me veten, por nuk e dëgjonte askush. Thuajse ambienti ishte në gjum, dhe në qetësi relative. Vështroi nga dritarja, pa një varg yjesh që ishin tërhiqur gjatë natës, dhe shkëlqenin tërë ditën. Natyra dukej ashtu si dridhja e lehtë e dritave, që shquheshin, herë me shuarje, e herë me vezullim. Kishte dëshirë të zjarrtë të shihte yjet që notonin nëpër galaksionin e Tetovës… Ra mesdita, ra ora dymbëdhjetë.
Qielli ndërroi me ditë të kulluar, prandaj edhe ai vendosi të ndërrojë frymën me elemente të reja, ndërsa mesdita në heshtje kërkonte dorën e artistit për të luajtur rolin e duhur.
Atëherë le të shohim, kush e ka fatin të jetë pjesë e kësaj bukurie natyrore!?
Para skenës qëndronte fytyra e Plloshtanit, që rrinte në kureshtje para natyrës së kulluar, me tërë potencialin e vetëdijës së tij. Plloshtanin e kishin dhuruar të shohë botën e lumturisë, dashurisë, vetëm e vetëm, për të notuar, në ndërgjegjen e kësaj bukurie. Kur thellohesh diç më shumë dukej si një pikturë me margaritarët e palëvizur nga mbretëritë e përrallave, dhe tregimeve të moçëm. Në këto momente atij I dukej vetja se ishte I argjendtë. Fytyra e tij ishte përplot qeshje të lehta. Ai ishte ulur në shkëmb, dhe vështronte dritën e diellit që afrohej tokës duke I dhënë një hijedritë të vërtetë.
Sot dielli ndrite tërë pamjen e natyrës më mirë se ditëve tjera. Aty më së shumti gjasonte e bukura, dhe fenomeni i natyrës që ishte shndërruar në atmosferë të kristaltë.
Ai ishte i goditur thellë nga kjo skenë e mallëngjyeshme, dhe vazhdimisht ekzaminonte pamjen e natyrës me sy të artistit. Në moment vështroi kuajt magjik të cilët qëndronin krenarë para fytyrës së tij, gjithashtu vërejti diellin që nuk tentonte t’ia arrijë hënës, e as nata nuk lind para ditës, ashtu edhe yjet ndriçonin pas njëra-tjetrës dhe nuk pengonin rrugën e shenjtë të udhëtimit, por secili kryente në mënyrë të veçantë detyrën e vet. Pothuaj natyra kishte pamje të veçantë nga pamjet e herave të tjera.
Madje, edhe ujvara që binte poshtë nga një lartësi mjaft e lartë, dhe shkuma që formohej ia freskonte shpirtin me muz poetik. Ashtu bukur mirë ia zbuste veshin me shushurimën e përjetshme, dhe pandërprerë ia ëmbëlsonte timpanët e veshit me valën e saj shkumbuese. Dhe për moment I lindi në mendje monologu I prekatarisë…
Ujvara që rridhte, në heshtje bënte strumin për të kaluar në anën tjetër të natyrës. U afrua rreth shkumës së ujvarës për ta freskuar shpirtin e tij, dhe t’i lind në zemër drita e fatbardhësisë. U afrua rreth strumit të lumit, dhe shkoi drejt për t’i ledhatuar flokët e kuajve magjik, që shkëlqenin si shirita mëndafshi.
Qëndroi një kohë të gjatë, dhe më pas u largua, ngase koha nuk premtonte edhe aq shumë. Atje në skaj pa diellin që kishte futur maskën e vet në rrëzë mali, dhe ngadalë po përfundonte udhëtimin e tij të nderuar.
Pasi arriti në shkëmbin e pushimit u ul një çikëz, dhe ia hodhi një sy tërë peizazhit të natyrës…
Duke qëndruar në rrëzë të pyllit, befas në qiell u shfaq koka e S.Prosit, që fluturonte me kalin e tij magjik. Kjo I çoi mallëngjim të çoroditur të Plloshtanit.
Oh,oh! Brohoriti në vete Plloshtani. Ç’po ndodh në këtë moment!? Fluturim! Me kalin magjik!? Ashtu i befasuar u ngrit në këmbë, përnjëherë arriti në faqen tjetër të natyrës, dhe me shpejtësi i hipi kalit magjik, për të fluturuar drejt qiellit kaltrosh.
Plloshtani i buzëqeshur u nda nga kjo natyrë e kulluar, duke e përshëndetur atë me dorën e tij të ngrohtë.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.