Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Ka nje mase te duhur ne kete diskutim. Kjo ka te beje me presionin shoqeror, i cili duhet thene se ne Shqiperi mungon. Nese presioni i shoqerise do ishte me i larte ndaj kriminelit por edhe familjes qe ai le pas (qofte dhe si nje perbuzje te gruas kur del poshte shtepise) atehere jam i sigurte numri i krimeve do binte shume. Nese pranojme se nje kriminel lind si pasoje e shoqerise, atehere eshte e drejte qe shoqeria te ushtroje presion ndaj ketyre xhesteve. Kjo nuk ndodh aq sa duhet ne Shqiperi dhe per kete krimi i çdo lloji gjen terren te pershtatshem. Ne fund duket normale qe te afermit ndihmojne nje te arratisur. Me pak fjale shoqeria dhe klani nuk distancohet nga krimi por behet bashkepunetor me te.
Besoj se kjo vjen sepse njerezit nuk kane nje moral te perbashket dhe presin qe vetem shteti te ndaloje krimin, pa kontribuar vete si fillim. Ne nje dokumentar (Blu Notte) eshte interesant te shohesh tentativen e nje mafiozi italian per te krijuar gjoba ne Gjermani. Tentativa e tij falimentoi, sepse restorantet italiane u bashkuan menjehere dhe therriten policine. Me kutohet nje pronar qe tha: "Gjeti ku te beje mafia ky, ketu therresin policine edhe kur shikojne komshiun qe pret pemen". E pra, mafia dhe krimi u zhvilloka ne Itali, por jo ne Gjermani. Kjo tregon se morali i perbashket dhe besimi se mund te krijohet nje shtet i caktuar ndihmon shume. Ne menyre analoge duhet hequr ideja e mediave se kriminelet plluskojne papritur dhe vrasin police, kur ne fund ka nje histori te tere qofte ne rrjetin familjar/shoqeror te kriminelit, qofte ne organizimin e operacionit qe perfundoi tragjikisht. Ngjan sikur ne Shqiperi ngjarjet bien nga qielli kur ne fakt spjegohen kollaj po te ndjekesh fijet dhe historine e personit.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.