Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 16 Tetor 2014 - 23:16:

"...ne fakt po diskutojme ne nje teme te diskutueshme por nuk eshte se po vertetojme titullin e temes."
Kete e thua bukur Piktor. Mirpo nga ana tjeter perpiqesh pikerisht te vertetosh titullin e temes! Persa kohe qe njeriu diskuton, eshte ne rregull me gjithe gabimet qe mund te kete. Por ti e ke vulosur shqipen si gjuha me e vjeter ne bote, cfar i bie se shqipja (pikerisht kjo shqipe e sotme apo pakez me e varfer) na qenka folur 20, 30, 40, 100 mij vjet me pare, dhe prej kesaj shqipe (po-po, pikerisht prej kesaj shqipes tone) kane nisur te nxjerrin filiza gjuhet e tjera, te cilat .... te cilat .... te cilat ... nuk e dime se pse linden, nga kush xhanem linden, sepse jetonin vetem shqiptaret neper shpella, dhe ne cilat tone dhe diftongje u bazuan keto gjuhe te tjera!?!
Jo-jo, te tilla budadalleqe ti nuk i pranon, pranon ate evolim qe kemi mesuar ne shkolle, te cilin e permend dhe Raidi, e pastaj serish perpiqesh te tregosh se shqipja ruan keto diftongje te lashte. Por keto diftongje ne i gjejme kudo, tek afgancia, sanskritia, italishtja (e, fa, fare, da, dare, etj.), anglishtja e kudo. (muajt e fundit u morra shume me mjaft gjuhe te reja e te vjetra.) Qe shqipja ruan vertet shume folje ne forma te lashta te paevoluara, kjo nuk do te thote se kjo gjuhe e sotme ka pas ekzistuar ketu e 10 mij vjet me pare, por asaj kohe -mund te themi- kishim nje grup qe i perdorte disa nga keto folje, por jo detyrimisht edhe masen tjeter te fjaleve, (emrave+ mbiemrave), por serish nje pjese te tyre. Si shembull marrim foljen "ik" dhe "shko". Te dyja foljet jane bashkuar ne nje fare kohe ne kete shqipe te sotme, e para jugore, e dyta veriore, dikur 5-3 mij vjet me pare.
Ketu do kompletoja Raidin, qe i kujton mire mesimet e shkolles, per ardhjen e njeriut Kromanjon ne europe (homo-sapiensi modern), por nje neandertal ekzistonte nderkohe. Dhe te mos harrojme, se shkolla jone "lindore" e materializmit dialektik nuk e perjashtonte faktin e nje fare perzierje te neandertalit me kromanjonin, cfar eshte vertetuar keto dy vjetet e fundit nga prova ADN-je (DNA-je). Shkolla metafizike perendimore nuk e pranonte kete perzierje te te dy tipave!!!


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.