Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Indrit datë 22 Janar 2005 - 22:16:

Ja edhe disa shembuj nga fjalet e filozofeve:

1-Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti në veprën e tij Kritika e mendjes së pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund të përfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrës së saj, mendja i arrinë vetëm partikularitë ndërsa është e paaftë të kuptojë të ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmë Zotin me ndërgjegje (damîr) e jo me mendje (‘akl). Dëshira jonë për drejtësi është dëshmi e ekzistimit të së drejtës, sikur që është etja për ujë dëshmi për ekzistimin e ujit.

Aristoteli shumë më herët ka shtruar një varg të tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellësi, që në fund të tregojë se si numërimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, lëvizësin i cili nuk ka nevojë për lëvizës, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, që i përgjigjet të kuptuarit tonë të All-llahut xhel-le shanuhu.

Ibni Arebiu konsideron se në pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet përgjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim të dëshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.