Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Vrasje brenda familjes.
Vrasja brenda familjes vazhdon te trondise.
Javen qe shkoj ne Shkoder pas nje debati mes dy vellezerve njeri prej tyre plagosi me thike dhe nga tronditja per aktin qe kishte bere hidhet nga dritarja duke gjetur keshtu vdekjen.
Kurse sot objekt i nje lajmi te tille trondites eshte Pogradeci.
Nje vajze adoptive 29 vjece ka vrare gruan qe e ka rritur sikur te ishte vajza e saj.
Per te lexuar artikullin e plote kliku ketu:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=173812&ref=fp
Re: Nuk jane lajme nga Shqiperia po hajt me....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Lajme te fresketa shqiptaresh pi Italie
26/01/2010
Feltre (Belluno) - Prifti le detyren sepse dashurohet me nje shqiptare. Giulio Antoniol shprehet se po pret te behet baba, pasi dha doreheqjen nga Kisha. Ai thote se thjesht ka rene ne dashuri dhe do i hyje jetes familjare me vajzen shqiptare.
Keshilli i Evropes ndeshkon Shqiperine
Europa ndëshkon mazhorancën pas veprimit të njëanshëm të saj për të emëruar përfaqësuesit e opozitës në delegacionin që do të përfaqësonte Shqipërinë në një nga organizmat më të rëndësishëm të kontinentit. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucion që është krijuar për të promovuar dhe mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ka vendosur dje që t’i heqë të drejtën e votës delegacionit që ka emëruar kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Strasburg. Në mënyrë të njëanshme në fundjavën e shkuar, kreu i legjislativit ka caktuar delegacionin shqiptar ku shënoheshin emrat e: Ilir Rusmalit, Arenca Trashanit dhe Lajla Pernaskës nga PD-ja, Shpëtim Idrizit nga opozita dhe si zëvendësues ka emëruar deputetin e PS-së, Kastriot Islamin. Vendimi i Topallit, si fillim, ka shkaktuar kundërshtimin e Idrizit dhe Islamit, të cilët nuk e kanë pranuar këtë rol, por më pas edhe reagimin e Europës. Dy monitoruesit e Shqipërisë, finlandezi Laasko dhe britaniku Wilshire, kanë propozuar menjëherë një rezolutë për të kthyer në “nul” vendimin e Topallit.
Dhe kështu është bërë dje pasdite. Strasburgu i ka hequr të dërguarve të Kuvendit të Shqipërisë të drejtën e votës duke marrë vendimin më të rëndë ndaj Shqipërisë, që është ekzekutuar nga Këshilli i Europës. Argumentimi i Këshillit të Europës për vendimin e marrë ka qenë se, me këtë akt “delegacioni i Shqipërisë nuk shkoi në përputhje me vlerat europiane”. Vendimi i djeshëm i Asamblesë Parlamentare është marrë shpejt dhe pa dhënë detaje të mëtejshme, të cilat pritet të bëhen të ditura në një seancë speciale për Shqipërinë që do të zhvillohet ditën e enjte, më 28 janar, ku dhe do të miratohet rezoluta për standardet demokratike të vendit tonë. Heqja e së drejtës së votës së delegacionit shqiptar bëhet pikërisht kur projektrezoluta thekson se mungesa e opozitës në Parlament rrezikon që Shqipëria të emërojë delegacionin zyrtar në Asamblenë Parlamentar të Këshillit të Europës. Ky është vendimi i dytë ndëshkues i Strasburgut ndaj Shqipërisë, më saktë ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. I pari ishte një vit më parë, kur Asambleja “ngriu” delegacionin shqiptar pas shkarkimit të kreut të delegacionit, deputetit të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj. Edhe pse duket si një vendim i njëjtë, akti i djeshëm i Strasburgut përbën realisht një hap më tej, pasi jo vetëm “ngrin”, por dhe heq të drejtën e votës pa limit kohor deri në arritjen e konsensusit politik në Shqipëri. Ish-kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, tha dje se “ky është dëmtim i rëndë i imazhit të Shqipërisë. Kjo ndodh për herë të dytë brenda harkut kohor të një viti. Do të thoja është antireklama më e mirë për Shqipërinë, nga ata që kemi zgjedhur për të drejtuar këtë vend”.
Rezoluta
Më 27 janar, në orën 15:30, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të mbajë një seancë speciale për funksionimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe zbatimin e standardeve të KE-së nga Shqipëria. Në këtë seancë do të prezantohet një projektrezolutë nga dy reporterët për Shqipërinë, përkatësisht finlandezi Jaakko Laakso dhe britaniku David Wilshire. Në tekstin e këtij dokumenti theksohet se “komuniteti ndërkombëtar nxit me forcë qeverinë shqiptare dhe opozitën t’i japë fund krizës aktuale dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të proceduar me reformat vitale. Qeveria duhet të ndërtojë pa u vonuar, komisionin e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 dhe opozita të rikthehet në Parlament e të kryejë funksionin e saj. Autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin një reformë legjislative, e cila duhet të jetë në bashkëpunim të plotë me Komisionin e Venecias.
Re: Po cfare mora vesh une se
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Kane filluar kuotimet neper pikat e basteve ne lidhje me rrahjen e ardhshme te Mero Bazes:
1- Brenda muajit Shkurt 10.5
2- Ne diten e festes se grave, pra 8 Mars 20.5
3- Ne diten e rrenave, 1 Prill 25
4- Gjate nje fatkeqesie tjeter shkaktuar nga qeveria Berisha 2.5
5- Nese gjeni cili do jete autori 9
Futboll Shqiptaresh 2
Derbi degjeneron në sherr, grushta në fund të takimit
Derbi mes Tiranës dhe Dinamos degjeneroi në sherr dhe situata dhune në fund. Pas një përplasje mes Mukës e Bakajt, lojtarët u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin, ndërsa në fushë hynë edhe tifozë. Në fund, drejtuesit e Tiranës akuzuan rëndë Federatën e Futbollit, duke e quajtur atë të korruptuar.
Video: http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1680
26/01/10 Balkanweb
P.s. Lind pyetja: cfare probabiliteti ka ne shkalle boterore qe brenda 7 ditesh te kete dy skandale kombetare, nje ne Tirane nje ne Vlore, dhe nje nderkombetar me Real Madridin.
Jo jo Fajtor.
Duhet ti shtosh dhe ate te Vlores, ku kryetari i bashkise me disa shoqerues te tij, hyri ne fushe pasi qe dhene nje penallti ne dem te Flamurtarit.Thjesht per nje bisedim miqesor me arbitrin.
Pas bisedimit miqesor qe zgjati nja 10-15 minuta. Arbitri e anulloi penalltine.
Qe ti pergjigjem pyetjes tende.
Ne rang boteror nuk asnje shans.
Por Shqiperia eshte vend cudirash.
Dhe per Shqiperine keto gjera jane thjesht "onother day at the office"
Nje eskursion neper lajme...
25/01/2010
Mat, atentat me municione nga oxhaku i shtëpisë
Atentati me municione nga oxhaku i shtëpisë rrezikoi jetën e tre anëtarëve të familjes Keta në Xibër Murrizë të Matit. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 netë më parë, kur persona të paidentifikuar hodhën fishekë dhe granata në shtëpi, shpërthimi it ë cilave shkaktoi dëmtimin e orendive, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Policia eshte lajmeruar por nuk ka shkuar ne vendngjarje.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1679
24/01/2010
Paskuqan, dhunohen mbi 170 varre
Përvec kapakëve të pusetave tashmë mbledhësit e metaleve nuk falin as varrezat. Mbi 170 varreve në lagjen Babrru të Komunës Paskuqan u janë vjedhur pjesët metalike, por ende nuk ka asnjë përgjegjës.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1650
25/01/2010
Pukë, vdhen telat e korentit. Fshati pa drita.
Një fshat i tërë në Pukë po vuan mungesën e energjisë elektrisë pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur duke këputur përcjellësit elektrikë të zonës, me qellim shitjen e tyre. Banorët thonë se nga ky shkak, janë penalizuar me errësirën prej një jave, ndërsa i bejnë apel policisë të gjejë autorët e vjedhjes së telave, OSSH t`u rikthejë energjinë e munguar.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1664
19/01/2010
Në vetmi mes varfërisë ekstreme
Varfëria nuk njeh kufij në familjen Deliu, të cilët jetojnë vetëm me një thes miell, ndërkohë që sipas tyre komuna dhe bashkia janë treguar tërësisht indiferentë.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1562
14/12/2009
Tropojë, jeta mes lagështirës në mjerim të plotë
Rastet e varfërisë ekstreme vazhdojnë të dalin në pah cdo ditë në rrethe të ndryshme të vendit. Këtë herë News24 bën pubike historinë e një familje nga Tropoja ku 4 fëmijë, nëna, dhe gjyshja e tyre jetojnë në mjerim të plotë mes lagështirës së një dhome të ish hotelit të punëtorëve në qytetin e Bajram Currit.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=994
27/11/2009
Familja në varfëri ekstreme, aty ku Bajrami festohet me misër
Historia e një familjeje nga Mati, që jeton tej kufijve të varfërisë bën realitet legjenden e misrit. Duket se ky është ushqimi i vetëm bazë, që njohin fëmijët e kësaj familjeje të varfër.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=711
24/01/2010
Maqellarë, familja në varferi ekstreme. Ndihmohet pas apelit në News 24
Një familje të varfër nga Maqellara e Dibrës ka gjetur ngrohtësinë dhe ndihmën ekonomike nga një tjetër familje shqiptare që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nodh pas një apeli në BalkanWeb. Bamirësit kanë kërkuar të mbeten anonime.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1652
22/01/2010
Berisha, niveli i varfërisë pësoi rënie
Kryeministri Sali Berisha deklaron se vendi ynë ka shënuar një rënie drastike të nivelit të varfërisë, nga 70 % që shënonte para 18 viteve ne 12 %.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1617
E moret vesh pse po vdes shefi i krimeve te Lushnjes?
Qe thoni ju ky ishte nga Fieri. Mëngjesin e djeshëm, para se të nisej për në Lushnjë, 31-vjeçari ka shkuar për të pirë kafe në një lokal në lagjen "Apollonia", që është në pronësi të kunatit të tij. Në lokal ka nisur të debatojë me klientin Robert Genica. Ky i fundit ka hedhur bishtat e cigareve në tokë, ndërsa Altin Hadëri (polici) i ka thënë Genicës që të mos i hidhte cigaret mes lokalit.
Keshtu ka filluar sherri mes tyre, duke degjeneruar në konfrontim me armë jashte lokalit. Në çast, i riu Robert Genica ka qëlluar me një pistoletë artizanale efektivin e policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes. Krismat e armës kanë shkaktuar panik tek kalimtarët e rastit, ndërsa policia është vënë në alarm. Shefi i krimeve kishte marrë plagë në bark, dhe plumbi kishte depërtuar deri në shtyllën kurrizore.
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim të riun Robert Genica, i cili njihet si person problematik në Fier. Me gjithë kërkimet e bëra, deri në orët e vona të mbrëmjes të së hënës nuk u bë e mundur vënia në pranga e autorit të krimit. Ndërkaq, blutë e Fierit po bashkëpunojnë me homologët e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit për kapjen e Genicës.
Pra sherri filloi...
... nga mungesa e civilizimit.
Konkluzioni: shqiptari do plumb per te mesuar ku hidhet cigarja. Imagjino per gjera te tjera.
Re: E moret vesh pse po vdes shefi i krimeve te Lushnjes?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Konkluzioni: shqiptari do plumb per te mesuar ku hidhet cigarja. Imagjino per gjera te tjera.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
...Dhe per ironi te fatit plumbin e ha ai qe kerkon te zbatohet ligji.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 57 58 59 60 61 62 63 64 65 [66] 67 68 69 70 71 72 73 74 75 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.