Forumi Horizont Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 6626 6627 6628 6629 6630 6631 6632 6633 6634 [6635] 6636 6637 6638 6639 6640 6641 6642 6643 6644 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)


Postuar nga AngelDevil datë 15 Janar 2011 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Keshtu fillon ne origjinal Odiseja

andramu enepe muza politropon





Lexo kete ....


Një burrë pasanik, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri prane djalin e tij dhe i la amanetin më të rëndësishëm. I tha: “Kur të vdes më fut në varr me çorape”. I biri, megjithëse nuk e kuptoi dëshirën e të atit, e pranoi atë. Përpara se të largohej i ati i dha edhe një letër në dorë dhe e porositi që, pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta hapte e ta lexonte letrën. Kaluan kohë deri sa burri dha shpirt. Në këtë moment i biri filloi të mendonte si t’ia bënte për ta varrosur të atin me çorape. Shkon tek një hoxhë për ta pyetur nëse është e lejueshme një gjë e tillë, por hoxha i kthen përgjigje negative. Shkon e pyet një hoxhë tjetër, por edhe ky i kthen të njëjtën përgjigje. Djali tani gjëndej në një situatë aq të vëhtirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në këtë moment iu kujtua porosia e dytë e të atit, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që të mbetej ngusht, ta lexonte letrën. Kështu veproi. Në letër shkruheshin këto rreshta: ”Bir! Siç po e shikon edhe vetë, unë megjithëse jam kaq shumë i pasur, nuk po marr dot me vete as një palë çorape.

Tani për të tjerat mendo vetë...


  Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 6626 6627 6628 6629 6630 6631 6632 6633 6634 [6635] 6636 6637 6638 6639 6640 6641 6642 6643 6644 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.