Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Pershendetje Muhejminu. Ne fakt ideja jote eshte goxha e sakte. Laiciteti eshte pikerisht ai. Po ashtu liria e besimit ekziston kudo dhe kjo ka nje sens derisa besimi ka nje dimension personal, jo publik. Por femrat me shami nuk jane vetem shprehje e besimit personal, ketu qendron problemi. Familjet shqiptare induktojne fene tek te rinjte dhe shpeshhere i detyrojne te kene nje fe ne vend te nje tjetre. Cfare do te ndodhte sikur ajo vajza me shami te behej e krishtere? Shume thjesht i jati do e nxirrte nga shtepia. Pra, problemi kryesor i feve eshte se nuk perfaqsojne vetem nje besim personal, por nje detyrim familiar-shoqeror te caktuar. Atehere, pyetja shtrohet: Pse institucionet duhet te respektojne lirine e besimit deri ne format ekstreme te shamive dhe burkave kur familjet e dhunojne. Nuk eshte problem i madh shamia e nje femre por neser pasneser mund te vene burka, mund te aplikohet kanuni etj etj. Atehere cfare eshte liria e besimit?
Pika 2.
Folem per diskriminime. Ti thua se natyra na ka bere ndryshe. Kjo eshte e vertete, por ti spostove piken e diskutimit. Po flisnim PSE meshkujt dhe fete mashkullore (sic jane shumica sot per sot) duhet te vendosin per veshjet e femrave. Diskriminimi ekziston qe cke me te, perderisa vetem femrat dalin me shamia dhe jo meshkujt me callma. Pse duhet interpretuar ky fakt si liri e besimit dhe jo thjesht si vazhdimesi i mentalitetit maskilist?
Pika 3.
Permende disa difekte te shoqerise shqiptare. Ti pretendon te gjykosh femrat qe hipin ne BMW, por nga ana tjeter pretendon te mos gjykohesh per pikepamjet e tua fetare. Dhe e bukura eshte se gjykimin tend e ben pikerisht per t´iu kundervene laicitetit te shkollave (pertej qeverise). Kjo me ben te mendoj qe feja perdoret si mjet per te luftuar problemet sociale. Dhe ne castin qe pranon kete e kupton dhe vete qe s´ka me vend per besim fetar. Cdo besimtar i mire do mbante nje raport intim me fene dhe nuk do e perdorte si antiteze e femrave te BMW-se. Nese feja eshte kjo qe thua ti atehere eshte e natyrshme qe mos hyje neper shkolla, pasi eshte vetem nje forme konservatore e maskilizmit, pra e diskriminimit te femres.
Me respekt per shkrimet e tua.
Pershendetje.
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.