Forumi Horizont Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)


Postuar nga Briganti datë 01 Maj 2009 - 04:32:

Nje sqarim

Ok, ndoshta kini te drejte ne arsyen qe une mbase jam ca i paqarte ne dilemen time. Dmth i paqarte si ua kam parashtrua juve. Per vete jam mese i qarte dhe i ndare se c'kerkoj, dmth se c'kerkon dikush ne nje cast te veshtire, nga miqte dhe shoket, qofshin edhe virtuale si rasti i ketushem. Une habitem pse ka zgjuar kaq tollovi kjo ceshtje qe kam parashtruar. Dua te besoj se jeni te gjithe ne moshe te pjekur, me pervoje te mjaftueshme, te degjuar apo te jetuar, aq sa per te mos vene duart ne koke, te lemeritur se nje lidhje zgjatka mbi 10 vjet, dhe qe, me falni per shprehjen, te vazhdosh te jesh "cakmak" ne shtrat. Le pastaj te beni te habiturin apo mallekuesin se une tradhetokam kuroren. Ama muhabet! A thua se eshte kurora e Anglise, dhe jo nje kurore e vene ne nje zyre te qelbur bashkie. As ne kishe jo! Sipas meje, sa me shume te vazhdoni te diskutoni, te miratoni apo te ndeshkoni "tradhetine time familjare" aq me shume deshmoni se jeni te te papervoje, te palexuar, e bile femije fatkeqe qe neser ka per t'ju zene nen vete ngrehina e vjeter e marteses. Do me kujtoni kur t'iu ndodhe, e do thoni, "ah e kishte mire Briganti, po nuk e kuptuam athere"! Ej, dilema ime eshte kjo: A duhet te besoj se nje femer zoteron mekanizmin perkates gjer ne perfeksion, sa te loze njeheresh, per nje kohe kaq te gjate, dy role dashurie me te njejtin nivel. Pra kujt duhet ti besoj une, dyshimit te lindur, apo te kaluares pa asnje hije, para fotografise? Me shume do me interesonte mendimi femeror. Per cfar shkaku fizik ose shpirteror, nje femer mund te futet ne nje labirinth te dyfishte? A eshte ne cdo rast distanca e larget, nje mundesi dhe nje shtyse per te flirtuar? A le nje flirt shije te gjate? A duhet nje shkak per nje flirt, apo nuk eshte e thene te jete? Gjera te tillla. Ama me nje kusht: Pa llangosjen e kujdesit per te bere "te ndershmen". Une nuk besoj ne ate lloj ndershmerie, dhe as ne cilesine e mendimit, te jeteses, etj etj., te ketyre soj te ndershmesh!


  Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.