Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga Piktor datë 24 Shkurt 2013 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
(vazhdim, Disa te...)
Të përbashkëtat dhe të kundërtat e kosovarve shqiptarë dhe serbëve janë përpunuar (brumosur) gjatë shekujve; të dy kombet kanë brenda tyre etni të ndryshme, të emulsuara këto me kalimin e shekujve, të dy kombet kanë etni të dikurshme të njëjtë, të ndarë midis tyre me kalimin e shekujve (ashtu si tek çdo komb sot), të dy kombet janë edhe sot në lëvizje të përhershme, ku më i zhvilluari do vazhdojë të „përpijë“ antarë (frymë) nga më pak i zhvilluari. Në moment duket se serbi është më i zhvilluar nga shqiptari, ndaj dhe ai ka përpirë gjithnjë frymë shqiptarësh. Nga kjo është për të mësuar dhe jo për tu inatosur dhe përplasur kokën në mur. Shqiptarët, (e kam fjalën më tepër për ata të Kosovës, e pastaj ata të Maqedonisë, e më pas për ata të Malit të Zi), duhet të tregojnë kulturë të barabartë me fqinjët, në është e mundur: edhe më të lartë. Vetëm kështu e kanë të fituar davanë, çfarë d.t.th., të mos i manipulojnë siç i kanë manipuluar deri më tani.

Mo÷Mi. 20÷22. 02. 2012

Sot mund te perdoret termi ''me i zhvilluar'' njehere e nje kohe ishte ndryshe pasi ligjin e bente me i forti.
Lidhur me ata qe jane asimiluar nuk eshte se te gjithe jane asimiluar me force, biles kete e perjashtoj, megjithese eshte pjese perberese e kesaj. Ashtu sikurse nuk mund te thuhet me ''deshire''. Fakti qe sot, jemi dmth ''egsistojme'' e tregon mese miri se te ishte per force sot do te ishim duke folur tjeter gjuhe.
Tani nese bejme nje llogari te thjeshte i bie qe ne paskeshim qene te panumert saqe u kemi dhene fryme gjithe ketyre popujve e jo vetem.


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.