Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Ok grupi.
Nuk e kuptoj pse vazhdoni te krahasoni Gjermanine naziste me Irakun. Gjermania u be aq e fuqishme sa perendimi nuk pati goje ti thote as gjysem fjale ndersa aramatosej dhe sulmoi Polonine apo Cekine. Gjermania nuk kish asnje rival boteror qe ti mbyllte gojen. Vec kesaj ne ate periudhe secili shikonte punen e vet dhe kjo vazhdoi gjate.
Sot koherat kane ndryshuar dhe nuk mund te dale kurre nje shtet qe te kercenoje gjithe shtetet perendimore. Vetem USA ka arsenal luftarak aq te madh sa ti beje balle cdo shteti, mos llogarisim te tjeret.
Sidoqofte kete duhet ta vleresojne te gjitha shtetet perendimore dhe jo vetem USA me emocionet e nje presidenti te vetem.
Meqe jam po ju kujtoj se bota ka ndryshuar jashte mase shume. Nje here e nje kohe askujt nuk do ti interesonte se USA sulmonte Irakun. Do ishte thjesht nje lajm. Por vete globalizimi ka bere qe evenimentet boterore te ndihen gjithnje e me shume pjese e ekosistemit ku jetojme dhe ne. Prandaj u arrit te behen demostrata me 110 milione njerez ne gjithe boten per nje eveniment qe fundi i fundit nuk prek direkt demostruesit. Pra eshte pergjegjesia qe ndjejne popujt e vendeve te ndryshme qe i ben te kundervihen me kaq force. Eshte pikerisht ajo pergjegjesi qe populli shqiptar mbase nuk ndjen perderisa nuk di te thote as po dhe as jo.
Ne diskutimin tone ka dy linja problemesh.
1. Pse duhet te bejme lufte e te vrasim njerez per te arritur qellimet tona ?
2. A kemi te drejte ne te eksportojme sistemet qe na pelqejne ne vendet qe na pelqejne ?
Per piken e pare une jam komplet kunder. Nuk behet lufte me pretekstin qe do clirohen njerez. Lufta eshte lufte.
Per piken e dyte une jam pjeserisht kunder. Mendoj se asnje nuk ka te drejte te beje ato qe mendoni ju. Heqja e Saddamit dhe venia e qeverive qe na pelqejne nuk eshte aspak sinonim i stabilitetit. Dhe as nuk eshte korrekte ndaj popujve. Shembull kemi Sali Berishen i cili u duk sikur do kthente vendin drejt zhvillimit dhe u mbeshtet nga jashte. Ne fakt e solli vendin ne lufte civile dhe burgosi gazetare e politikane. Pra mos kujtoni se stabiliteti dhe zhvillimi vjen duke luajtur me qeverite e huaja sikur po luajme shah. Zhvillimi vjen me kohen dhe nuk besoj se ne kemi te drejte "te veme nje dore te forte ne boten arabe". Nuk e kuptoj kush ja jep perendimit te drejten te vere duart ne lindje. Pse duhet qe ne te kemi dore tek ata ndersa ata mos te kene dore tek ne ???
Mbase demokracia eshte nje utopi, por ka patur sukses deridiku me menyren e ekuilibruar qe eshte trajtuar. Puna eshte te mos vlevisim demokracine kur fryhemi para Saddamit si te ndershem dhe nga ana tjeter ta quajme utopi kur na intereson. Demokracia ka nevoje te konfirmohet ne disa pika te vecanta te historise se saj, ndryshe prishet besimi qe njerezit kane tek ajo. Eshte si puna e dashnores. Duhet ne pika te caktuara ti konfirmosh qe ti je komplet i saj, ndryshe asaj i humbet besimi dhe lidhja prishet.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.