Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Minushi po te jap une nje pergjigje.Eshte e vertete qe ne Turqi jetojne rreth 3 miljone shqiptar,ose me shume.Por duhet te kemi nje dicka te qarte se Turqia nuk ka qene dhe nuk eshte nje vend me demokraci perendimore.Keshtu qe edhe Europa po ngurron shume per ta pranuar ate ne gjirin e saj.Europa dhe USA jane borxhlinj tek populli turk,sepse ne kohen e luftes se ftohte ajo ka qene pro perendimit dhe anijet luftarake ruse ne Detin e Zi duhej te merrnin leje 3 muaj perpara per te kaluar ne Dardanele e per te dale ne Mesdhe.Tek RTKosoves degjova nje nate ne radio dy shqiptar te Turqise te cilet ishin ftuar tek radio Kosova.Ata e flisnin shqipen me mire se drejtuesit e emisionit dhe kjo me gezoi,por kur ata u shprehen se femijet e tyre nuk dinin te flisnin shqip me la nje shije te hidhur.Ata thane se shteti turk nuk ua kish dhene kete mundesi,por edhe ata nuk ishin perpjekur ndonjehere ta kerkonin kete te drejte.Po nuk qau femija ,nena nuk i jep per te pire, thote populli.Nuk i kuptoj disa teoricien ketu qe na tregojne perralla me mbret duke dhene disa argumente qe nuk qendrojne.More zoterinj dihet qe veshtiresi ka,sidomos per ata femije qe lindin jashte vendit,por kur ke deshiren e mire dhe dhe te ngulitur ndjenjen e shqiptarise,veshtiresit jane te kapercyeshme.Ne nuk u asimiluan per 500 vjet pushtim nga dallkauket e sulltaneve bile edhe ata shqiptare qe u larguan pra 500 viteve sot e kesaj dite flasin shqip.Si ka mundesi qe me 15 vjet disa teoricien na i asimilokan femijet e tyre.Turp.Une jam prind dhe ju e dini qe mund te jem nje moshe me prinderit e disa teoricieneve ketu,prandaj i hedh poshte me neveri teorite e tyre ,sepse jane te paverteta.Une kam punur me djalin tim te vogel qe nga mosha 7 vjet dhe vazhdoj te punoj edhe sot e kesaj dite qe eshte 11 vjet.Do t'ju lutesha qe ta lini menjane dembelizmin dhe me sa te mundeni mos i lini femijet pa u mesuar gjuhen tone te bukur.Nje e huaj pyeti time shoqe se cfare gjuhe po flet?Ajo i tha jam shqiptare dhe flase gjuhen e vendit tim.Me tingellon ne vesh si muzike i tha.:o
Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.