Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga Deb* datë 26 Janar 2010 - 20:34:

Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.

Postuar nga Fajtori datë 26 Janar 2010 - 20:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.

Boh, nuk mendoj se s'kemi kulture. Por duke qene se secili rri si struci me koken ne rere, mungon vetedija e perbashket kulturore. Ajo do krijonte nje presion shoqeror qe do spostonte injorancen. Ai tipi i sigares mund te behej me turp, ne vend qe te behej garip. U be garip sepse shoqeria NUK e konsideron norme civile punen e cigares. Norme eshte gariplleku mes çunash me shume.

Postuar nga AngelDevil datë 26 Janar 2010 - 21:12:

Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews

Shqiperia nuk njihet vetem si vendi me i varfer dhe me probleme te shumta ne Evrope. Rrjeti i njohur televiziv “Euronews”, e ka permendur Shqiperine e sotme dhe duke e dhene me nje histori te hershme qe prej koheve me te vjetra deri ne ditet tona. Sipas “Euronews”, Shqiperia dhe Greqia jane dy vendet me te vjetra ne Europe, ku i pari rrjedh prej popullit Ilir, te cilet kane patur zonen e tyre qe nga rrjedha e lumit Sava ne veri dhe deri ne detin Jon ne Jug.

Shqiperia ka qene nje vend i mrekullueshem me shume kulture dhe nje nga vendet me te mira ne Ballkan se bashku me Maqedonine dhe Greqine.

“Euronews” transmeton edhe faktin se Greket e quajne Piron si pjese te tyre, por ne fakt kjo eshte vecse nje deklarate false, pasi sipas dokumentave, greket e lashte, Epiriotet i quanin “njerez barbare”, gje e cila kuptohej me idene se ate nuk ishin greke.

http://www.hermesnews.org/articoli/16117---.asp

Postuar nga BIONDIA datë 26 Janar 2010 - 21:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.

O debora po ti sje aq e vogel moj goce sa mos mbash mend se ne kohen e enverit cdo te shtune ne mengjes e te diel dilje e fshije lagjen e mblidhje plehnat e nuk guxoje te hidhje plehna nga ballkoni se mblidhej keshilli i lagjes e te vinin nje fleterrufe qe te cuditeshe ...komunizmi kishte rregull u prish qekur nuk eksiton me ne shkolla e ne familje "edukata morale e civile " do jete mesuar ne familje ai dhe e ben ...po prit se mbas 24 oresh do dali qe ska qen cinarrja shkaku jane te thella keta pune

Postuar nga Deb* datë 26 Janar 2010 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

O debora po ti sje aq e vogel moj goce sa mos mbash mend se ne kohen e enverit cdo te shtune ne mengjes e te diel dilje e fshije lagjen e mblidhje plehnat e nuk guxoje te hidhje plehna nga ballkoni se mblidhej keshilli i lagjes e te vinin nje fleterrufe qe te cuditeshe ...komunizmi kishte rregull u prish qekur nuk eksiton me ne shkolla e ne familje "edukata morale e civile " do jete mesuar ne familje ai dhe e ben ...po prit se mbas 24 oresh do dali qe ska qen cinarrja shkaku jane te thella keta pune

Une i kam arrit ato kohe por si femije qe isha nuk e dija qe viheshin fleterrufe. :p Ne pallatin tone ne pergjithesi kane qene njerez te mire, te rregullt, e mbanin paster ambjentin perreth. Dhe sot ata organizojne pastrime kolektive.
Por sado pune vullnetare mi biondja nuk besoj se kryhej me deshire nga banoret. I trembeshin asaj fleterrufeje, pa do e shikoje sa do dilnin me deshire. E kemi patur te detyruar. Kjo eshte arsyeja pse nuk pastrojne tani. U liruam nga zinxhiret. Shume pak e kane bere tradite. Ne e kemi me te thene. Shtepite tona i mbajme drite, por perjashta s'duam t'ja dime shume. Prandaj them qe ne e duam me dhune, ndryshe s'marrim vesh.

Postuar nga Fajtori datë 26 Janar 2010 - 22:13:

Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Shqiperia ka qene nje vend i mrekullueshem me shume kulture dhe nje nga vendet me te mira ne Ballkan se bashku me Maqedonine dhe Greqine.

Dmth u siguruam qe e kaluara ishte madheshtore.

Po pastaj cfare ndodhi me keto vende? Ku shkoi kultura?

Opssss, na pushtuan turqit, ata e kane fajin. Po ca dhe iken ne Kalabri, ca te tjere iken ne Itali, Greqi, Kanada, USA, Belgjike, Londer, etj. Me tere keta te ikur e te ardhur, me siguri nga Iliret vijme, ishim vend madheshtor. Ne, qe tani vritemi per nje cigare.

Sa u gezua minatori kur pa copen e mineralit mbi tryeze! :p

Postuar nga shelgu datë 26 Janar 2010 - 23:32:

Me kete fill qe ke kapur ti faje, do e mbarosh lemshin fare.
Iken ne Itali sojllinjte dhe mbeten ketu raja-ja. Pra mbeten ata qe nuk e kishin nivelin e duhur ekonomik qe te zhvillonin elemente te tjera sociale. Khe.
Ndoshta.

Turku nuk na tha qe te hidhnim fletet e preshit nga Penxherja e ballkonit, as qe te peshtynim pertoke, pasi ndillnim mire qurret dhe me zhurme. Yak.

Turku shprishi bashkesine duke vene vellane kunder vellait dhe kjo ka sigurisht pasoja.

Kam nje gje per menyren filozofiko-cinike si e kape diku me siper problemin:

Me pelqen vertet. Keshtu ndodh ne te vertete.
Vjen dikush ne dyqan, te themi. Nxjerr paketen dhe i jep nje cigare te zotit. Ky nuk ja pranon. Ai e bxez dhe si cfryn tymin i thote: Po ti nuk e begenis nga une apo si?

As qe i shkon ndermend qe cigaren edhe po ta kishte te ndezur, duhej ta kishte fikur qe perjashta.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 27 Janar 2010 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

o Cedrusss o mbeturinat e Turqise qe na i bet dhurate ne AlbaniSTAN .....

Turku te vrau per 500 vjet ,dhe sot kete percarje ,qe nuk gjejme dot gjuhen e duhur sepse jemi popull me tre fe ,dhe ti me vjen dhe me shkruan Turku nuk vrau vlla me vlla , apo e di si i therrasin Shqiptaret Turqit Arrnaut Pis dhe ju vazhdoni Turkuuuuuuuuu ... Na vuri ne krye nje kelysh Boshnjaku ne Shqiperi E.H. dhe ju prape Turku , Tubat e gazit po i kalon neper Greqi dhe Serbi dhe ju vazhdoni Turkuu , kur ishte lufta ne Kosove .nuk hoqi ambasaden me Beogradin ne shenje proteste ,ashtu sic beri me Armenin ,kur ndodhi lufta me Azerbaxhianet ,por Beogradit i thonte Kosovo brenda Serbise ,ju prape Turkuuuuuu ,Te rishikohet rroli i Skenderbeut ,po hidhnin balte mbi Shqiperine ,po Turku ............Po kan te drejte kur ju cilesojne qe jeni mbeturinat e Turqise ne Europe ........

Postuar nga AngelDevil datë 27 Janar 2010 - 01:38:

Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Dmth u siguruam qe e kaluara ishte madheshtore.

Po pastaj cfare ndodhi me keto vende? Ku shkoi kultura?

Opssss, na pushtuan turqit, ata e kane fajin. Po ca dhe iken ne Kalabri, ca te tjere iken ne Itali, Greqi, Kanada, USA, Belgjike, Londer, etj. Me tere keta te ikur e te ardhur, me siguri nga Iliret vijme, ishim vend madheshtor. Ne, qe tani vritemi per nje cigare.

ideja ime konsistonte ne ... Shqiperia cka qene, ceshte, e cdo te behet

Postuar nga AngelDevil datë 27 Janar 2010 - 01:48:

Gjendja civile: Per kombesine perdorim regjistrin

Etnia e shqiptareve eshte e dokumentuar me regjistra permes dokumentave qe nga viti 1950 e deri ne ditet e sotme.

Ne regjistrin themeltar te vendit, cdo qytetar regjistrohet ne baze te etnise se ciles i perket dhe nese prinderit i perkasin etnive te ndryshme, ata vendosin se cilen kombesi do te mbaje femija. Te dhenat qe pretendohet te mblidhen nga pyetesori mbi regjistrimin e ri te popullise per etnine nuk jane te sakta, pasi qytetaret jane te lire te deklarojne kombesine pa e faktuar ate.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=173867&ref=fp

______________________

E di ca skuptoj une qe kjo eshte tema me e nxehte aktuale dhe me me spec dhe se kuptoj kete heshtje te politikes shqiptare po e po por edhe te shoqerise civile apo dhe ne forumisteve ketu... nejse mendimi im ky

  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.