Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 665 666 667 668 669 670 671 672 673 [674] 675 676 677 678 679 680 681 682 683 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Per Smeagol...
E di qe sdo te degjosh askend.
Askush nuk mund te thyej jehonen e zerit te saj qe te vertitet neper mendje duke te torturuar shpirtin .
Askush nuk mund te gjej fjalet e duhura per te shfarosur per nje cast trishtimin ,vanitur kujtesen , sheruar plaget .
Askush nuk eshte aq i zoti sa te te kthej per nje cast buzeqeshjen me fjale boshe ,ose te pakten ty cdo fjale do te te duket boshe kur flitet ne lidhje me te .
Ti e di perse ka lindur kjo teme .
E di shume mire sesi i ka kaluar etapat ,sesi pershtjellohen ngjatjet ne fillim brenda meje pastaj neper rrjedhen e se perditshmes .
Lufto miku im ,lufto me egon tende duke i kujtuar kere pas here se asgje nuk eshte me e rendesishme se shpirti yt.
Per asgje nuk mund tja shesesh shpirtin vuajtjes as per nje dashuri qe te ka mbajtur ne jete dhe tani po ta merr frymen nga pak sikur ti te ishe tortura e saj e preferuar .
Asgje nuk eshte me e rendesishme se te jesh vetevetja duke dal jasht kontureve te nje dashurie sado e madhe te jete ajo.
Gabimi yne miku im eshte se ne dashurojm me shpirt ,dhe shpirtit i marrim jete per ti dhene ndjenjes .
Pastaj ndjenja nje dite vanitet dhe per te jetuar kerkon te na vras ,por jo duke na marre jeten se ashtu vdes edhe ajo .
Por duke na marre shpirtin sepse shpirti eshte ushqimi i saj .
Zgjohu nga ky gjume letargjik qe dashuria te fali dhe kujto se endrat jane tradhetare dhe realitetin kane armik .
Buzeqeshi cdo gjeje ,botes,vetes,ndjenjes ,trishtimit,vuajtjes qe ti tregosh se asgje nuk eshte me e fort se ti .
Asgje nuk mund ta shkaterroj perandorin e unit tend ,sepse egoja do te te mbaj ne jete .
Hapi syte miku im .
Don Kishotet e dashurise tashme enden neper faqe romanesh .
Nuk ka me mulli me ere qe ne don Kishotet te luftojm me ndergjegjen .
Ne kemi mbetur Romantiket e fundit dhe vazhdojm te ushqehemi me ndjenja megjithse ndjenjat na marrin frymen.
Zgjohu miku im dhe dil ne dritare .
Atje bertiti botes ,ndjenjes ,kesaj dashurie vrasese vafsh ne djall.
Ne se nuk je i kenaqur ,nese egoja jote nuk eshte ngjallur akoma atehere na dergo ne djalle te gjitheve ,edhe mua...
Te gjithe e meritojm ne nje fare menyre te ikim ne djalle .
Edhe une ,edhe ti...
Edhe dashuria qe loz rulet ruse me fatet tona.
Zgjohu miku im dhe mos harro - Nuk je kurre vetem...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 665 666 667 668 669 670 671 672 673 [674] 675 676 677 678 679 680 681 682 683 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.