Forumi Horizont | Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 668 669 670 671 672 673 674 675 676 [677] 678 679 680 681 682 683 684 685 686 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- te qeshim se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3611)
Nano, Berisha e Meta ne anijen kozmike
Ne Amerike u vendos, qe edhe nje politikan shqiptar te nisej per ne hapesire, me anije kozmike, Dhe kur vendos Amerika, nuk ka as diskutim e as kundershtim.
Po, kishte dhe nje kusht tjeter ne kete "histori": Ne anije do te hipte vetem njeri dhe ai nuk do te kthehej me kurre ne toke, Ndaj, specialistet e NASA-s moren ne intervista politikanet shqiptare:
I pari u pyet Berisha:
- Sa para do, qe te nisesh ne kete anije?
- Nje milione dollare, - ia ktheu Berisha, - Sepse, te gjitha keto para, do tua dhuroj shqiptareve te varfer dhe te papuneve te shumte, qe la kjo Qeveri-hajdute(!)
I dyti u intervistua Ilir Meta:
- Dua dy milione dollare, - iu pergjigj pyetjes se specialisteve te NASA-s kryeministri yne, - Njerin tua ndaj ministrave te varfer, qe te mos bejne korrupsion dhe tjetrin per te shtruar rrugen, nga Kryeministria deri tek shtepia ime(!)
Pas tij, u pyet Fatos Nano, i cili kerkoi menjhere, tre milion dollare
- Pse kaq shume ?!- habiten specialistet amerikane.
Po te me jepni tre milione, nje do ta mbaj per vete, nje do tua ndaj anetareve te Komitetit Drejtues per ti pasur me vete dhe tjetrin, do tia jap Berishes, per te hipur ne anijen kozmike, Se, aq kerkoi ai, nje milion, apo jo ?!
Berisha dhe femijet
Duke ecur mbi nje ure, Berisha rreshqet dhe bie ne uje(!)
Tre femije, qe ishin duke notuar, u zhyten dhe e nxoren ate ne breg
- Bravo çuna! Tani qe me nxoret, kerkoni çfare te doni
- Une dua te gjitha lodrat e botes, - tha femija i pare.
- Une dua nje shtepi te madhe, qe te mos zihen më mami me babin,- kerkoi i dyti.
- Ndersa une,- u hodh i treti, - dua nje karroce invalidi, me nje magnetofon te madh
- Ce do karrocen,- u habit Berisha,- ti nuk je invalid ?!
- E po, do te behem, sa ta marre vesh babai, se te shpetova ty nga mbytja
Nano dhe Berisha ne Ferr
Pas vdekjes (lar qofte), Nano dhe Berisha paraqiten para Shen Pjetrit. Pasi I kqyri me vemendje dhe studioi "Dosjen" e secilit, sebashku me shenimet e "te derguarve" te tij ne toke, I dergon te dy neFerr(!?). Thone se atje Nano u denua, qe te jetoje me nje grua te shemtuar, perjetesisht!Gruaja, nje plake shtrige, ia nxiu kaq shume jeten, sa Nano u detyrua ti kerkoje takim Shen Pjetrit. Po, perpara ketij takimi, u ndal nje cope here ne vendin, ku ishte I detyruar te qendronte Berisha. Ishte kurioz te dinte, se me cfare shtrige e kishin denuar kundershtarin e tij politik, por sa e pa, zgurdulloi syte:Berisha ishte mbyllur ne nje qeli me Klaudia Shiferin!?
Kuptohet, pas ketij hetimi, nxitoi per ne takimin e kerkuar tek Shen Pjetri.
-Shoku Pjeter,-iu drejtua ai, -nuk e kuptoj, perse ky dallim?Ju e dini, qe une kam qene ne burg edhe ne toke
-Pse, cdallim ka ketu?
-Po ja, dallimi ne mes meje dhe Berishes: Ndersa une jam I denuar te jetoj perjetesisht me nje plake shtrige e te shemtuar, kurse Berisha me Klaudia Shiferin A nuk eshte padrejtesi kjo?
-Seshte e vertete, - ia ktheu Shen Pjetri,- je keqkuptuar
-Po une e pashe me syte e mi, qe ishte ne krahet e Klaudia Shiferit.
-Ashtu vertet. Por,ne kete rast, une kam denuar Klaudian dhe jo Berishen.
Gjithsej 1260 faqe: « E parë ... « 668 669 670 671 672 673 674 675 676 [677] 678 679 680 681 682 683 684 685 686 » ... E fundit » Trego 1260 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.