Forumi Horizont | Gjithsej 2037 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 2037 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- " Dita ime e sotme...Forumiste rrefehuni me kenge " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13850)
Pirro Çako -"Une Ai, Ti Ajo"
Unë Ai, Ti, Ajo-Pirro Cako
Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonim,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka,puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotën, lumejtë u thanë.
Por, qaraman, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.
Gjithsej 2037 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 2037 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.