Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kerkojme Argumente?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14160)


Postuar nga Balerina datë 29 Nëntor 2008 - 07:07:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka


asgjekundi nuk e kam hasur qe te dyshosh egzistencen e Zotit eshte mekat

-----------------------------------------

Balerina, plotfuqia e Zotit ketu nuk aludon argumente te tipit Batmani vrau Xhokerin dhe Gotham eshte vend i qete e i sigurt per te jetuar... ne te kundert kuptohet qe ai eshte i plotfuqishem sa krijoi universin me ty e mua brenda dhe na dha lirine e mendimit qe ne te zgjedhim ate besim qe na mbush mendjen... besim ne Zot ose mungese e besimit ne Zot. Duhet te kesh te qarte te besimi nuk eshte i gjithi fakte (sado qe i ke me shumice e bollek) se ndryshe nuk do ishte besim.
Perse besoj une qe partneri im (ze shembull) nuk do me tradhetoje, nuk do me qelloje e nuk do jet i keq me mua? Po sepse deri tani ka dhene fakte qe nuk i perket asaj kategorie njerezit dhe une kam BESIM qe ai nuk do bjere ne ate nivel. Pra I am taking a leap of faith... We take leaps of faith everyday in relation to everything and everyone. Faith woulnd't be faith if it's only factual.

Losti, gobble gobble happy thanksgiving.



Ne baze te fese myslimane, nqs nje njeri vdes ateist, edhe pse do te kete bere me pak mekate gjate jetes se sa nje besimtar, atehere ai njeri perfundon ne ferr, ndersa tjetri mund te perfundoje ne parajse. Jo me larg se kesaj vere nje myslimane praktikante qe e njoh une me tha "shpresoj shume qe mos te vdesesh ateiste." Megjithate, po ne baze te fese myslimane, s'ka "eternal damnation," por ato shpirtra qe duhen denuar denohen perkohesisht, dhe shumica perfundon ne parajse. Nqs vdes, dhe ka nje bote te pas jetes, atehere tipave si une e lost-soul na leverdis qe myslimanet ose budhistet te kene te drejte. :p

Nuk e kuptoj se si ka vend ne argument analogjia e Batman me Joker dhe Gotham, perderisa problemi i omnipotences dhe omnibenevolence eshte problemi thelbesor qe hasin besimtaret dhe jo besimtaret ne filozofi e nuk eshte perralle. Dhe ajo qe kerkoj une nuk eshte nje fakt fizik dhe i ftohte, por nje arsyetim, por duke njohur fene, vete mungesa e arsyetimit supozohet te jete nje test me vete rreth besnikerise tende ndaj atij qe na krijoi.
________________________________

Interesante qe ne baze se cfare shkruhet ketu, shpalosen grimca nga ideologji katolike, myslimane, deiste, protestante, etj. Eshte nje grumbull, lemsh mendimesh a besimesh qe me kujton fjalet e gjyshes pasi e pyeta se perse shkonte dhe ne Kishe dhe ne Teqe perderisa ishte 'myslimane': "Sepse te gjithe i lutemi nje Zoti." Besimtaret e vertete e dine saktesisht se ku duhet te shkojne, cfare duhet te bejne, kujt duhet t'i luten dhe interesat e cilit grup duhet te perfaqesojne. Mua me duket se shumica ketu nuk jane aq besimtare te devotshem sa mendojne qe jane (me falni!).


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.