Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)


Postuar nga robert datë 17 Tetor 2014 - 20:20:

Kjo pra Piktor esht thelbi i problemit. Disa fjale apo pjese fjalesh te sotme te shqipes i gjen qysh ne Egjyptin e para 5 vjeteve, e deri ne sanskrite apo dhe indishte te sotme, pra i gjen diku tjeter. Po e njejta gje ndodh edhe me fjale apo pjese fjalesh italishte, latinishte, gjermane. Po keshtu gjinden fjale turke apo ugure deri ne Japoni dhe Kore. Pra, kjo tregon se, sado thelle te shkojme ne histori, kemi ndryshime dhe ngjashmerira, ketu- atje- gjithandej.
Vete meshari i Gjon Buzukut, te cilin un e kam, ka nje gjuhe teper te veshtire per tu kuptuar nga une dhe ti. Dhe mos harro qe jane vetem 500 vjet te shkuara. Apo formula e pagezimit, 600 vjet te shkuara. Keshtu, nese un gjej nga goja e Solonit (600 vjet para Kr.) fjale te perngjashme me shqipen e sotme, kjo nuk do te thote se shqipja jone ka qene folur kete kohe ne Athine. JO! Por nje gjuhe e ngjashme deri ne nje fare mase me shqipen e vjeter jugore dhe paksa veri-perendimore shqiptare.
Edhe veriu i sotem shqiptar nuk ka patur 3000 vjet te shkuara kete gjuhe te sotme. Por me afer gjermanishtes dhe latinishtes. Duke u bazuar edhe tek ngjarjet historike, une mendoj -bie fjala- per Matin, se kjo ishte krahina jugore e diellorve (ma te = mban diellin). Matjanet vete jane te vjeter aty dhe u ndodhen me vone ne mes dhe afersi te konfliktit te rrymes se dyzimit dhe atyre te trinitetit, keta te fundit te shfaqur me vone ne ballkanin qendror dhe perendimor, duke arritur dikur te kishin ne anen lindore te malit te Dajtit nje pike te tyre, e cila ka vazhduar deri me sot si nje pike fetare vazhduese tek bektashijte, te cilet e kane akoma ate qender ne Martanesh. Ndaj ky mal u quajt dajt, sepse ndante dielloret (daj te). Ja pra se si fjalet humbin ne nje territor te caktuar (Te = diell), sic ka humbur ne disa vende te tjera fjala "she" per "diellin", por e mbetur ne shum gjuh europiane e evoluar: son, sonne, sole, etj..
Edhe sikur keto zberthime (ma+te, daj+te) te ngelen hipoteza, sepse duhet mbeshtetur edhe me shume, nuk mund te hedhesh poshte faktin e ndryshimit dhe evolimit te gjuhes ne territore, fise, konfeksione fetare, popuj te ndryshem. Gjuha e ketij Francesk Maria -sic thua- kuptohet sot, sepse jane vetem 300 vjet diference. Por kush shqiptar do ta kuptoje ate pas nja 700 vjetesh te tjera!?


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.