Forumi Horizont Gjithsej 115 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)


Postuar nga Vizioner datë 04 Shtator 2011 - 11:42:

Një vend i vogël në Itali deklaron pavarësinë

Një vend i vogël në qendër të Italisë ka deklaruar pavarësinë dhe ka nisur të printojë kartëmonedhat e veta. Autoritetet në Filettino, 100 km në lindje të Romës po protestojnë kundër masave për uljen e borxhit. Vendi banohet nga 550 persona dhe nga masat e fundit pritet që ajo të jetë pjesë e administrative e Trevit, qytet ngjitur. Kryetari i komunës, Luka Sellari, i cili rrezikon tashmë të humbi vendin e punës, i ka lindur një ide e re.

Ai ka krijuar monedhën e veçantë për qytetin e quajtur Fiorito. Kartmonedhat, të cilat mbajnë portretin e tij, kanë nisur të vihen në përdorim në dyqanet e vendit dhe gjithashtu shumë prej tyre po blihen si suvenir nga turistët.

Në të gjithë Italinë shumë qytetet të vogla do të bashkohet me qytetet e mëdha në mënyrë që të ulet kostoja për administratën e pushtetit lokal.

Lajmi për krijimin e Principatës së Filettenos po bën xhiro në të gjithë vendet e botës. Sellari është shprehur se Italia dukur përbëhej nga shumë principata dhe dukate. “Republika e San Marinos ende mbijeton, atëherë pse jo dhe Filettino?”, ka thënë kryetari i komunës.




... hajde, hajde disa njerez kane ca idera qe...


  Gjithsej 115 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.