Forumi Horizont | Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Perkthime kengesh ne shqip (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3895)
Bob Dylan (Blowin' in the Wind)
Me erën jehon
Në sa shtigje një djalë do të shkelë
Para se ta quajmë burrë?
Në sa dete një pëllumb i bardhë shtegton
Para se të prehet në rërë?
Deri kur topi gjyle do qëllojë
Para se ta braktisim përgjithmon;
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
Sa herë njerëzit shohin lart
Para se qiellin të vështrojnë?
Sa veshë dikush duhet të ketë
Për të dëgjuar të tjerët tek vajtojnë?
Po, sa të vdekur do përcjellim, për ta kuptuar
Se shumë vetë ndërruan jetë?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
Për sa vite një mal qëndron
Para se deti ta rrafshojë?
Po, sa vjet një njeri jeton
Para se lirinë ta fitojë?
Sa herë një burrë kthen kokën,
Duke bërë sikur gjë nuk sheh?
Përgjigja, o miq, me erën jehon,
Përgjigja, me erën, jehon.
Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.