Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Pjese nga ditari im personal.
Ka ca dite qe po me sillen ne koke dy gjera qe u thane ketu ne forum.
Ne nje pike u tha « …per te vene mendjen rehat »,citim tjeter nga nje anetare ”…te tjere duam,te tjere na duan,te tjere marrim”:
Cfare do thote te “vesh mendjen rehat”?Sa me shume qe po me sillej ne koke,aq me shume kuptime te ndryshme po merrte.Mosvalle do thote te ju vesh mendjen te TJEREVE rehat ngaqe s’do kishin se me cfare thashethemesh te merren më?Cfare eshte rehatia e mendjes per nje individ?Per mua rehati mendore eshte kur kam UNE mundesine te bej zgjedhjet e mia pa care koken per “rehatine e komshise”,dhe me e rendesishmja,kur une i bej zgjedhjet ne momentin qe DUA e jo atehere kur te jem e merzitur nga ajo qe mund te thoje x ose y.
Mosvalle te vesh mendjen rehat do thote te mos i lesh me zgjedhje vetes,ti mohosh vetes zgjedhje qe do mund te conin serish ne gojera njerezish?Njesoj si ti heq vetes librat nga dhoma qe te mos lexoja me!Pra ne i heqim vetes dicka shume te shtrenjte per te vene mendjen rehat,ja japim pre mentalitetit te qelbur dhe njerezve qe e perbejne ate?Ah,jo-jo,ndoshta ketu u shpreha me fjalet e gabuara:jemi madje dhe NE qe flasim aq bukur qe ushqejme nje mentalitet te tille pasi nese nje veti eshte teper e dobet per ti mbijetuar ambientit rrethues(ngaqe s’gjen ushqim)ajo nuk do mbijetonte por do ju linte vendin vetive qe bejne nje shanc me te madh per te mbijetuar(Darwin!).
Dhe e di se cila eshte me e bukura e kesaj meseleje mentalitetesh mesjetare?
« Nese une nuk jetova kete qe po jeton ti,mik i dashur sot,atehere se kam vene nder mend te te le ta jetosh as ty .Dhe e di si e bej kete ?Duke te çuar deri ne ate pike sa dhe ti vete te besosh qe te mungon rehatia e mendjes.»
Sa njerez te trishtuar qe jemi ne shqipetaret…Si thua ?Te ve dhe une mendjen rehat duke mos i shkruar(postuar) keto ? Ka kohe qe kam hequr dore nga nje rehati e tille,dhe tani qe e mendoj mire : mike,une NUK e dua rehatine tende,une nuk dua monotonine tende,per rehati e monotoni do kem kohe mbasi te jem kthyer ne ushqim per krimbat.U linda te jetoj,dhe e di cfare e dashur/i dashur ?Merre « rehatine » tende,mbeshtille ne lecka-lecka-lecka dhe njehere lecka,ktheje ne nje mumie dhe ruaje.Keshtu dhe pasardhesit e tu do ta kene kujtim nga ty,por ama shpresoj nje gje :qe pasardhesit e mi te mos kene kurre te bejne me skoriet e tua humane.
--------------------------------------
« …te tjere duam,te tjere na duan,te tjere marrim »
Thenie e bukur,nuk e di sa vertetesi ka ne te por ama besoj qe cdo dashuri i perket nje periudhe te caktuar te jetes.Dhe sikur ne,te mos ishim pre e fenomenit « rehatia e mendjes » do vazhdonte deri ne fundin e diteve tona.Njeriu eshte si karakter ne evolucion konstant,gjate nje periudhe ka nevoje per mbrojtje,s’ka rendesi se tek kush e gjen,tek nje leckaman qe s’ka as minimumin e partnerit.Mashkull/ femer per te cilen mund te thuhet”huh,ku e gjeti ai(ajo) ate shpifaman/e.Mund te kishte 20 here me mire se ajo/ai”,po c’dreqin dine ato qe ai/ajo pikerisht kishte nevoje ne ate periudhe per nje leckaman,e qe e vetmja gje qe di te jape eshte embelsi pa shume fjale e inteligjence!Ka nevoje per zgjuaresi te japesh embelsi?
Dhe keshtu jeta vazhdon,nga nje vale ne tjetren,njehere merzitur nga embelsia(e kohes adoleshenciale) njeriu hidhet ne nje faze tjeter te jetes,deshire te paturi te nje vetie tjeter…
Dashuria fillon ne nje pelqim,ne nje deshire per ti pelqyer dikujt dhe ajo deshire humbet ne momentin qe eshte plotesuar.Aha,ketu vjen e bukura,ajo qe ne njerezit quajme me nje fjale qe vetem kur e mendojme na sjell ngjyren e kuqe para syve… "dashuri ".Mosvalle dashuria ne njefare pike kthehet ne nje sinonim i fjales afeksion?Pra,nese njeriu arrin ti afeksionohet nje gjeje aq shume sa te mos veje askund pa e patur me vete,nuk mund te ndodh e njejta gje dhe me nje njeri?Oh sa fjale e concepte te bukura kemi ditur te shpikim ne humanet gjate historise.
Ne nje periudhe te jetes ju afeksionohemi njerezve te caktuar dhe nese ajo histori mund te kete mbaruar nga ana tjeter(ose filluar asnjehere),atehere themi”te tjere duam…”,ngaqe kemi idealizuar aq shume deshirat tona sa i kemi kthyer ne Mana,duke harruar cdo defekt.Jam e sigurte qe ai qe ka shkruar kete thenien po te kishte mundesi te rishikonte “dashurite” e tija,dhe ti riprovonte serish ate lidhje do NEVERITEJ e do i thoshte vetes “sa e paskam iluduar veten”.
“te tjere na duan…”
E po te mos harrojme qe perhere terheq e pamundura dhe nese kemi dicka kur te duam ne,atehere s’na intereson e si pasoje mungon dhe Mana.
“te tjere marrim…”(per kete kam lexuar diku nje fragment mjaft te goditur qe e shpreh mjaft bukur ate manine e te pelqyerit ate qe s'ke/ate qe eshte e ndaluar...ate qe ne fund,ne forme te deshperuar e shpreh me"te tjere marrim",duke mos kuptuar qe mund te ishte shume me keq)
“Ti e tradheton ate nje nate me mua per te kuptuar qe jam shume me mire se ai,e tradheton te dyten here per te kuptuar qe jam pak me mire se ai,e tradheton te treten here per te kuptuar qe jam njesoj si ai”.
---------------------------
...je ti ai qe me lejon te bej ekuilibristen!
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.