Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Deshmitaret e Jehovait (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8189)


Postuar nga briseide datë 04 Qershor 2007 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha JACK
Po hidhja nje sy neper faqet e ketij forumi, dhe nga shume komente qe pash vura re se shume nga ata qe shkruajne nuk dine per cfare flasin.

Une vete nuk jam deshmimtar, as kam qene ndonjehere e as nuk besoj te behm ndonjehere, pasi doktrinat e tyre nuk jane as te verteta sipas Bibles, e shpesh as te llogjikshme.

E megjithate kush fliste kunder tyre ketu, i akuzonte sikur ishin njerez qe u thonin te tjereve te vrisnin veten a ishin mashtrues qe donin leket e njerezve a ku ta di une ... praktikisht po i akuzonin per krime kunder njerezimit ... dhe kto lloj akuzash i bejne ose ata qe nuk i njohin fare dhe flasin vetem thashetheme, ose ata qe i njohin e i urrejne e genjejne me qellim ... pasi te verteta nuk jane me siguri

personalisht mendoj thjesht se jane njerez te sinqerte, por qe kane besuar dicka te gabuar. Sigurisht qe shpesh ka hipokrizi ne buzeqeshjet e tyre, apo nje gjera te ngjashme, por ama a nuk ka hipokrizi ne te gjithe ne? Pra ata nuk jane asgje me ndryshe se qenie njerezore, e si rrjedhim te keqij, si jemi te gjithe ne.

Personalisht problemi im me ta eshte doktrina e gabuar qe predikojne e jo jeta qe jetojne.

Nqs mund te keshilloj nje liber te perkthyer shqip, mund te lexoni "Perse kane lene Deshmimtaret e Jehovait" nga Peter Hedley, (e gjeni te libraria te Qendra Stefan, ne Tirane). Libri eshte i ndare ne dy pjese: gjysma e pare eshte nje seri deshmish te ish-deshmimtareve qe tregojne pse u larguan, dhe pjesa e dyte eshte nje studim mbi hyjnine e Krishtit sipas Bibles (qe kundershton doktrinen e tyre). Ia vlen si liber.

Nqs doni ti "luftoni", mesoni Biblen mire dhe tregojini ku gabojne (psh duke filluar nga ai libri qe u leshillova), dhe mbi te gjitha vijeni vete ne praktike. Por nje gje ju lutem: mjaft me budallalleqet qe i quajne vrases a gjera te tilla.



Ja nje koment qe ne pak a shume i afrohet me teper te vertetes

As une s'jam deshmimtare..por njoh disa prej tyre...Kam takuar njerez me kulture dhe sidomos shume te afte...plot vullnet dhe shume te sjellshem...gati te te ndihmojne gjithmone...ta quaj fat???
Mundet...sipas nderhyrjeve te meparshme.
Njoh biblen e tyre dhe biblen e te krishtereve..shume jane pikat qe nuk perputhen...si ati biri dhe shpirti i shenjte...te paret thone jane tre,te dytet nje çdo gje varet nga besimi personal..normal qe te dy kane te drejte.
Nuk mund ti gjykosh sepse bejne diçka qe ne te tjeret nuk mund te arrijme...e pyesni njehere veten...si mund ta gjene kurajon te bejne nje predikim duke e ditur qe do te ndeshen me mendimet me te keqija te shumices se njerezve,duke shpenzuar kohen e tyre,duke aplikuar ne menyre themelore ato qe thote bibla...Kam respekt pavaresisht nga fakti qe disa gjera nuk mund ti konceptoj...Si fakti qe nuk festojne ditelindjet dhe asgje tjeter...Gezimi i tyre eshte te besh ç'thote Zoti... te tille e kane ndertuar jeten e tyre.

Mund te jete i gabuar ajo qe ne mendojme per FENE e tyre...por te njejten gje mendojne ata per ne...Me duket se ne krahasim me te tjeret...jane ata me pak hipokritet...
Normal qe ka plot qe largohen dhe flasin keqara disa javesh takova nje mike te vjeter deshmimtare...duke i bere kete pyetje ne lidhje me ata qe largohen...m'u pergjigj: e di...dhe me tregoi ne cilin kapitull e paragraf te bibles eshte shkruar per ta...madje e dinte gati permendesh...

Per sa i perket shembullit konkret ne lidhje me vetevrasjen e femijeve...e kam degjuar dhe nuk i besoj aspak.


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 59 60 61 62 63 64 65 66 67 [68] 69 70 71 72 73 74 75 76 77 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.