Forumi Horizont Gjithsej 93 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Hitet letrare te Forumit Horizont (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10382)


Postuar nga Indrit datë 01 Janar 2006 - 17:45:

Per nje fjale.

Indriti 2004

Me thuaj nje fjale shprese
Edhe genjeshter qofte
Me fal ti nje buzeqeshje
Madje edhe te ftohte.

Te lutem fol nje fjale
Kjo heshtje po me vret
Cdo dite ma shton malle
Cdo dite shpirtin ma tret.

Une te flas e ti nuk me flet
Me pas zemra pikon lot
Se kuptoj sec kam as vete
Qe pa ty s'mund te rri dot.

Une te flas ti s'me degjon
I mbyll veshet edhe syte
Gjak per ty zemra pikon
Shpirtin gjaku po ma mbyt.

U trand zemra, u sperkat
Me lot sec ju lag fitili
U helmua per nje fjale
Dhe u fik porsi kandili.


  Gjithsej 93 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.