Forumi Horizont | Gjithsej 265 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 265 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A ka jete pas vdekjes ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12187)
A ka jete pas vdekjes?
Jeta pas vdekjes eshte dicka e vertete qe nuk ka dyshim ne te. Per sa i perket argumentave, dihet se argumentat fetare jane te shumta dhe te qarta. Por me sa pashe ka nga ne ketu qe nuk u qetsohet zemra me argumentat fetare per arsye se ato qenkan gojedhena.
Atehere ne u themi atyre se ka edhe argumenta te tjera vec atyre fetare. Dhe nga ato mund te permendim:
Eshte e vertete se te njerezit ne pergjithesi por vecanerisht tek ata qe cuditerisht e mohojne jeten pas vdekjes ka nje ndjeje pavdeksie. Pra ka nje ndjenje qe sikur te mos vdiste kurre apo sikur nuk do te vdese kurre. Ky eshte nje argument se njeriu nuk ngopet me 60 vite jete. Dhe te vi njeriu ne kete bote dhe te jetoje 60 vjet pastaj te vdese (dmth. te zduket) kjo nuk ka asnje lloje llogjike. Nuk ka asnje lloje kuptimi pse erdhem ketu dhe pse ikem dhe ku shkuam?
Argument tjeter eshte: Kur vjen vjeshta i shohim pemet qe behen si drunj te thate per ti djegur ne sobe, dhe kur i sheh ne kete gjendje nuk ta merr mendja se keto peme do te behen te gjalla ne pranvere. Por kur vjen pranvera shohim se ajo peme qe ne e pame si nje dru te thate ajo celi gjethe e lule e me pas fruta dhe u be e gjalle.
Ndersa atyre qe thane se kush ka qene atje dhe eshte kthyer u themi se ne po flasim per besim dhe nese do te kishte ardhur kush i kthyer nga vdekja te na thoshte se ka jete pas vdekjes ky besim nuk do te kishte asnje vlere. Dhe ta dini se nese do te ndodhte ta dini se nga frika te gjithe do te besonin. Por nga cilesite e besimtareve eshte qe te besojne ne ceshtjet e padukshme (Gajbit).
Faleminderit!
Gjithsej 265 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 265 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.