Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 10 Shkurt 2013 - 22:12:

Ajo vazhdon, f.19:
"Të dhënat arkeologjike tregojnë se në Miken dhe në Peloponez ku u shtri ky qytetërim është gjetur varrimi me tuma, që në këtë kohë lulëzoj në të gjithë Evropën. Tumat në Greqi janë zbuluar në Kersoneza, Lerna, Argolid, Peloponez, Kos. Gjatë epokës së bronzit të mesëm tumat përhapen në Greqinë kontinentale si në Mesinë, Argolidë, Atik, Fokid. Varrimi me tuma vazhdon edhe në bronzin e vonë në Beoti dhe në Peloponez pranë Mikenës. Ato nuk ndryshojnë nga tumat ilire. Kjo është një provë e fortë se Mikena ka pasur një kulturë të njëjtë me pellazgo-ilirët."
E para, Kocaqi nuk e përcakton këtë kohë të përhapjes së tumave në Europë! E dyta, mbi tumat është folur si në tekstet tona mësimore ashtu dhe në shumë shkrime historike. E treta, tashmë e di çdo kush, që tumat, (varret e ngritura si punë kodre e vogël), kanë qenë të përhapura në të gjitha kontinentet e botës, përveç Australisë dhe Groelandës. E katërta, tumat janë ngrejtur nga njeriu qysh nga kohra që nuk mbahen mënd, por hermërisht janë ngrejtur këto vetëm për kryetarët e fiseve apo njerëz të rëndësishëm fetarë. E pesta, aty nga shek.7-5 tumat dallohen në Europë si shenjë e atyre që kishin përqafuar trinitetin. E gjashta, në tuma dallojmë brenda tyre si kocka të djegura, (pra mbetja e kufomave të djegura), si dhe kufoma të varrosura. E shtata, nga të gjitha këto dhe të tjera fenomene që lidhen me tumat, nuk mund ta thjeshtëzojmë problemin e tumave në dy-tre fjali. Ka studime të tëra për tumat, ka studime që flasin se si dhe kur ato fillojnë tek disa fise ilire. Ka studime se si tumat etruske e ndryshojnë me kohë fizionominë e tyre. Ka studime që tregojnë se ç’përfaqsojnë tumat e lashta 3-4 mijë vjeçare dhe ato (religjioze) të shek. 5 para Krishtit.
Dhe, përsa i përket fjalisë së fundit të autores tonë, mund të thonim po atë që kemi thënë edhe më lart: meqë kultura shqiptare e varrimit është e njëjtë me atë greke, e pse jo edhe me atë serbe, i bie që ne qënkemi sot një popull me ‘ta! Autorja nuk shikon përqafimin hap pas hapi të fesë pro-egjyptase, nga fiset veriore europiane. Sepse po ta shohi këtë realitet në sy, ajo nuk ka ç’të shkruajë më shumë nga ato që janë thënë qindra herë, e të cilat i lexon çdo nxënës shkolle në botë. Jo-jo, ajo (dhe të tjerë si ajo), duan ti tregojnë lexuesit se si nata mund të bëhet ditë, me shpresën se sot ka budallenj që e hanë këtë kokër ulliri, ngaqë edhe mësimdhënia ka rënë kudo, e kështu të bëjnë emër e të fitojnë mirë nga shitja e përrallave të tyre, të shtypura nëpër libra.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.