Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Riso amaro (1949)
Regjia: Giuseppe De Santis
Skenari: Carlo Lizzani, Mario Monicelli, Gianni Puccini, Corrado Alvaro, Franco Monicelli, Ivo Perilli, Carlo Musso
Aktore: Vittorio Gassman, Doris Dowling, Silvana Mangano
Ne varferine e shoqerise se dikurshme mbledhja e orizit ishte periudhe e rendesishme. Me mijera gra kerkonin pune ne plantacionet me oriz. Por me ta bashkohet rastesisht nje çift hajdutesh qe sapo ka kryer nje vejdhje. Burri eshte nje tip i rrahur me vaj e me uthull, i hurit dhe litarit, dhe pikerisht keto karakteristika e bejne terheqes per femrat, veçanerisht per nje vajze qe punon ne orizore. Keshtu gjendet mes dy vajzave dhe dy dashurive. Por ai edhe dashurite i shfrytezon per te arritur qellimet e veta. Keshtu planifikon nje vjedhje masive te hambareve te fshatit.
Ky film i perket nje epoke tjeter. Nuk ka fare aspekte komike dhe nuk ben per te qeshur. Nga pjesa e meposhtme mund te shikoni sa ngjan me filmat shqiptare te dikurshem.
Megjithate po e vendos ketu sepse...
Eshte nje film kult, i njohur ne mbare boten. Kantidohet per Oscar ne 1951-in per skenarin me te mire dhe konsiderohet nje kryeveper neoraliste. Shalet dhe gjokset e femrave te shkujdesura u bene mit i veçante per shikuesin e atehershem. Figura e mbledheseve te orizit (le mondine) ekziston akoma sot per te treguar seksualitetin qe ndjell femra ne fshat. Shume italiane e njohin "Riso Amaro", megjithese kane kaluar 60 vjet nga dalja e ketij filmi.
Nje fragment:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.