Forumi Horizont Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Mendoni se Shqiptaret jane ne krize morale? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17477)


Postuar nga Piktor datë 27 Dhjetor 2010 - 00:43:

Kete kam thene dhe une gjithmone Erald. Eshte shume e rendesishme ngritja e problemeve, por dhe ka gjithmone nje por, kjo ka te beje me ndergjegjen e njerezve dhe ata duhet te ngrihen e te ngrejne problemet, e jo politika. Mirpo kam konstatuar qe ndodh e kunderta, dhe kur ndodh e kunderta, problemi jo vetem qe nuk zgjidhet sepse zgjidhje nuk ka per te thjeshten arsye, se tashme ajo eshte politizuar dhe politizimi vetem sa thellon hendekun. Kjo do pune te arrihet, kur njerzit te zgjohen sikurse e thashe diku mesiper dhe zgjimi nuk vjen kurre prej politikes po te kesh parasysh ate thenien e fameshme "poshte mbreti, rrofte mbreti" qe ne shqip tregohet me historine e atij çobanit qe tallte menderen me fshataret. Alternativat pra nuk jane mitingjet apo protestat partiake. E thashe edhe mesiper se nuk dua te marr pozen e nje avokati te qeverise sepse keshtu del pasi te kesh lexuar keto rreshta, qe nderkohe po i shkruaj per te qene te vlefshme edhe ne te ardhmen, pasi po mundohem te trajtoj nje dukuri dhe aspak ate qe ka te beje me politike e perditshme.

Persa i perket asaj historise se 100 viteshit jemi akoma ne ate vit, ne ate kohe kur doli ai lajm kishte te bente me dukurine e fryrjes se detit dhe hyrjes ne toke, kurse kjo e tanishmja ka te beje me menaxhimin e ujrave te shumta qe rrethojne ate zone. Buna qe nuk derdh ujet e liqenit, kur dihet se eshte pothuajse ne te njejtin nivel me detin, Drini plot e perplot, Kiri nga ana tjeter qe nuk ka akoma nje shtrat , sepse ne vere humbet ne zall dhe me nje pike shi kthehet ne nje lume te rrembyeshem e te rrezikshem.
Nqs do me te vertete qe ky popull te dale nga kjo krize morale beji qe te te kuptojne e mos ja shpjego politikisht.


  Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.