Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga Vdekja_22 datë 22 Dhjetor 2005 - 14:49:

Besimi fetar

Besimi fetar eshte ai qe na solli Zotin ose qe e zevendesoi nga Zotat qe me pare ishin te vdekshem, e qe sot kane vdekur te tere... Eshte logjike qe besimi fetar eshte nje veper njerzore me qellime humane. Ai qe e ka lexuar historine si edhe zanafillen e lindjes se besimit s'do ta kishte te veshtire te kuptonte te tera difektet e teorise "Zot". Megjithesi ajo ka shume kohe qe pershtatet perseri mbetet nje teori me shume mangesi. Mbi te gjitha njeriu nuk mund te besoj dicka qe nuk e kupton. Kjo eshte logjika jone. Nese perjetesia eshte dicka jashte logjikes njerezore, kush eshte ai njeri qe e kupton ??!!! Me thoni kush eshte ai qe kur dicka nuk e kupton e beson? Per me teper, (te me falni) Jezusi del Kopil, i jashteligjshem. Pastaj del qe femijet e familjes Adam-Eva te kene kryer incest kur mundesia per riprodhim eshte zero ose rrezikohen te dalin mutante ose njerez jeteshkurter (kjo e e provuar shkencerisht)
Gjithashtu doja te shtoja qe une ne fund te fund njeri jam por edhe nje falje mund ta bej.Dmth dua te them qe jam i meshirshem, nderkohe qe Zoti yne i "meshirshem" mund te na drg tere jeten te digjemi ne ferr. Ku qendron madheshtia e tij? Imponimi i besimit me anen e frikes !!!!
Duke vazhduar me njerezit me te meta mendore. Ata i ka bere zoti ashtu dhe per cdo krim qe mund te bejne apo mekat s'kane faj pasi Zoti ashtu i ka bere te mendojne ata. Me pak fjale, parajsen do ta kemi plot me budallenjte e kesaj bote qe prej mijera vjetesh. Epo me falni nje parajse te tille une e quaj ferr.


  Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.