Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 03 Dhjetor 2005 - 05:26:

eksperimentet e mendelit...2

Cod. B03122005

qe ku osh edhe skema dhe me pak fjale per ti pergjithsuar ato qe thashe:
pra kemi rastin ketu qe ka bere eksperimente me nje gjen dhe eksperimente me 2 gjene.kur i ka bere me nje gjen ai ka marre linjat e pastra qe ne kete rast jane AA dhe aa (normalisht nese kryqezon bime AA me njera tjetren pasardhesit do jene te gjithe AA,pranaj dhe quhet linje e paster)dhe ne gjeneraten e pare mendeli pa qe tipari i bimes se shkurter ishte zhdukur por ne gjeneraten e dyte u rishfaq (kini parasysh qe mendeli nuk kishte arrit akoma me thene ate qe kemi ne AA ose aa por thjesht shihte fenotipet).pa qe fenotipet e biemeve per tiparin qe merrte ne analize ishin 3:1 (dhe ne normalisht me shkronjat dhe skemen mund ta kuptojme fare mire se pse del ashtu).kur mori 2 tipare ne analize vuri re qe prap ne gjeneraten e pare humbnin tiparet qe ishin recesive(bima e shkurter dhe kokrra e rrumbullaket) por qe shfaqeshin ne gjeneraten e dyte...me nje raport njeri me tjetrin 9:3:3:1 (normalisht jane 4 sepse kemi 4 fenotipe te mundshme ne kete rast)...e keshtu me rradhe.ate qe beri mendeli si i pare ishte qe keto gjera i analizoi dhe i shkruajti ne forme ligjesh ku 2 te paret i dhashe ne postimin e mesiperm.
ligjin e trete e kam permendur tek tema e trashegimise por edhe ne rastin e skemes se mesiperme ne meioze dhe ishte qe gjenet e ndryshem ndahen pa pasur ne menyre te pavarur njeri nga tjetri...nese marrim rastin tone me analize 2 tiparesh atehere themi qe gjeni i gjatesise ndahet ne menyre te pavarur gjate meiozes nga gjeni i kokrres.prandaj edhe dalin fenotipe si tipi bime e gjate me kokerr te rrumbullaket dhe bime e shkurter me kokerr te rrumbullaket ose edhe rastet e tjera...
shpresoj qe me kete gje te kem qene pak a shume i qarte ne ate qe gjeti mendeli megjithse neper libra japin shume detaje...jo sa bime gjeti,jo po ca tiparesh morri ne analize etj...ketu u mundova te jap ne forme te thjeshte ato qe jane pak a shume gjerat qe duhen si dhe konkluzionet qe jane 3 ligjet e tij...keto qene fillimi i gjenetikes dhe ai u quajt babai i gjenetikes.
para rreth 2 vjetesh ne revisten "focus" tek nje artikull mbi shkencetare hajdute dhe mashtrues ishte nje paragraf qe permendte mendelin si nje shkencetar te mundshem qe mund te kishte mashtruar...mu duk shaka ne fillim...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.