Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)


Postuar nga IQVLORA datë 01 Prill 2007 - 02:31:

Jeta e cdo njeriu ka fillimin dhe fundin e saj.Ne asnjehere nuk duhet te mendojme se do te vdesim.Nje dite ajo do te vije dhe nuk duhet t'i trembemi asaj.Do te ishte mire qe kjo e shkrete vdekje te ishte natyrale,por kjo nuk varet nga ne.Megjithate njeriu nuk duhet t'i trembet asaj.Une jam nje nga ata qe nuk i trembem vdekjes.I kam shpetuar dy here asaj gjer tani.Hera e fundit ishte ketu ku jetoj.Me goditi nje makine e cila udhetonte me shpejtesi e drejtuar nga nje zezak.Nuk ndjeva asgje.Kur u permenda e pashe veten ne urgjence dhe dy police qe po me rrinin tek koka.Ku jam ketu i pyeta policet?Ishte viti 2000 dhe familja ime ishte pa leje qendrimi.I friksohesha deportimit te familjes sime,por hallin e kisha tek femijet.Mos u shqeteso me thane se je ne spital dhe se te ka goditur dikush me makine.Me e forte ishte se policet moren time shoqe ne telefon dhe i treguan se isha aksidentuar,prandaj nqse deshironte mund te vinin ta merrnin e ta conin ne spital per te me pare.Ajo u tremb dhe mendoj se mos ishte loje e policise dhe ju tha se nuk ishte e nevojeshme.Fati im ish se nuk vdiqa dhe demtimi ishte pa pasoja,thjesht goditje ne pjesen e mishite te kofshes se majte.Kur vdekja te vjen ne koke e ne grope pa vuajtje eshte e embel, sepse nuk ndjen asgje.Pavaresisht fjaleve filozofike qe thoni ju te dashurit e mij,eksperienca ka treguar se edhe pleqete 90 vjecar i tremben asaj.Une kam pare raste te tilla kur ne momentet e fundit njerzit jane dalldisur,sa edhe burrat qe e pergjonin u friksuan.
Te dashur te rinj e te reja eshte teper ,teper e rende kur te zezen vdekje e perjetojne prinderit per femijet.Nuk ka dhimbje me te madhe e shkaterruese.Nuk ja uroj as armikut tim me te keq perjetimin e dhembjes per femijen.Kam njohur nje vajze nga Tirana nje vere ne vitet '80.Ajo me tregoi se ishte me azotemi dhe se jeta e saj ishte pune muajesh.Megjithate ajo e jetonte jeten sikur do te ishte ne kete jete per shume kohe.Kishte shume kurajo per te bere nje jete si gjithe te tjeret.
Prandaj jeta duhet marre ashtu sic na vjen.
Do ti thosha zonjes Lubi,te cilen e dua shume tamam si motren time te mos mendoj fare per te keqen.Mendimet e plakin njeriun para kohe,i shkurtojne atij jeten,prandaj e keshilloj t'ju jap sa me shume dashuri vogelusheve te saj.Njekohesisht do t'i thosha qe tek nick-u i saj te vendoste nje lule ose nje figure qe te ngjalle optimizem.
Ju uroj nga zemra te gjitheve qe te jetoni sa me gjate!Qofshi te lumtur!Mos kurseni shume,por beni qef sa te jeni te rinj!Merrjani te gjithe te mirat jetes.
Respekt per lulet shqipetare


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.