Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
ajo cka s me pelqen eshte mania e njerezve per te mos i therritur gjerat me emrin e tyre. pseudopatriotizmi i pseudointelektualeve ( me siguri me zero dite pune ne cv) qe jetojne jashte shqiperie une do e quaja thjesht egoizem te individeve te zakonshem.
e para nuk eshte shqiperia qe ka nevoje per ju, jeni ju qe keni keni nevoje per per nje vend qe te ndiheni dikushi dhe te ndiheni te realizuar, pazotesise suaj i duhet nje koke turku qe ne kete rast qenka raca kriminale shqiptare. njerezit kane frike nga gjerat e ndryshme qe jane mesuar te bejne dhe kjo i shkakton disekulibra, dhe madje deri delire.
lexoj per semundjet sociale qe e paskan pllakosur shqiperine, qe robt ecin me 20km/ora, qe femrat veshin tanga po nuk pallohen me te parin qe u del perpara se duan fejesen, e se modeli i flokeve bishtpellumb qenka gjeja me e tmerrshme e kesaj raca psikopatesh shqiptare. une do isha kurioze te dija ne e keni marre ndonjehere mundimin ta prekni kete shoqeri shqiptare te cilen e analizoni kaq mire, une jam nje nga ato "fatkeq" qe jetoj ne shqiperi, ja di te bukurat, ja di te keqijat, ja di dhimbjet ja di dhe gezimet, e nuk e ndjej aspak veten qorr, sepse te dashur bashkatdhetar ketu JETOHET, pazotesise suaj per te jetuar dhe per realizuar verini cfare do emri te doni, por balten merreni mbrapsht
dhe dicka tjeter sa per te qene realist, problemi me madh i shoqerise shqiptare jane ato qe kane pushtetin politik dhe ekonomik ne dore dhe po bejne cirk per ta mbajtur akoma, nese doni te flasim per fakte e argumente konkrete urdheroni flasim, por jo muabete kalamajsh te tipit pse prinderit si lene gocat te kthehen ne darke vone e te shemen sa here ti teket, ne fund te fundit jane po ato prinder qe i edukojne ato goca, te shkollohen e sakrifikojne jeten e tyre qe keto goca te studiojne jashte, te jene te pavarura, e te mos i mungoje asgje.
mbase u zgjata shume por po me nervozonin ca shkrime kalamajsh te llastuar, qe rezik e vetmja gje qe dijne te bejne eshte te llapin pa asnje kopetence per argumentet ne fjale
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.