Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 685 686 687 688 689 690 691 692 693 [694] 695 696 697 698 699 700 701 702 703 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 27 Janar 2010 - 15:36:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë.

Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.

Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj. 

Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.

Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare



me ne fund 1 lajm i mire.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 685 686 687 688 689 690 691 692 693 [694] 695 696 697 698 699 700 701 702 703 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.