Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- 11 shtatori 2001 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10103)
Postuar nga erzeni_be datë 30 Korrik 2005 17:03:
Trillimi i Tmerrshem
Ky eshte titulli i librit-ankete i autorit Thierry Meyssan, mbi devijimet e sistemit politik US per aktin themelues te regjimit Bush: atentatet e 11 shtatorit 2001.
Fillimisht ne kete liber autori provon qe versioni zyrtar i 11 shtatorit eshte nje trillim absurd qe s'mund te qendroje me.
11 shtatori 2001 paraqitet si nge puç i vertete shteti brenda me te madhes demokraci boterore.
Ne emer te kujteses se viktimave , administrata Bush ka imponuar me force dhe shkaterruar metodikisht "te menduarit ndryshe"
"Trillimi i Tmerrshem" eshte nje material politik, ku autori analizon zhvendosjen e pushtetit brenda aparatit shteteror US si dhe rritjen marramendese te buxhetit ushtarak. Ai trajton gjithashtu kufizimin e lirise se individit si dhe sistemin e vezhgimit te çdo individi te vene ne fuqi me USA Patriot Act.
Ne liber, ai flet per qellimet e fshehura te luftes ne Afganistan si dhe per operacionet sekrete te luftes "Anti terroriste"
Thierry Mayssan ai shpall linjat kryesore te politikes se re ekspansioniste te USA, shume kohe para agresionit ushtarak US ne Irak.
I perkthyer ne 28 gjuhe te huaja, "Trillimi i Tmerrshem" i Thierry Mayssan ka korrur nje sukses ndekombetar. Shume qeveri , jane bazuar nder te tjera ne anailzat e ketij libri per qendrimin e tyre politik ne lidhje me regjimin e ri ne Washington.
US Army, ka deshtuar ne imitimin e Atentatit mbi Pentagon. Shkencerisht i pamundur
Kjo eshte nje pjese shume kompromentuese e versionit zyrtar dhe e "trillimit te tmerrshem"
USA Army dhe National Science Foundation kane financuar riperseritjen ( ne imitim) ne tre dimensione te atentatit mbi Pentagon me 11 shtator 2001.
Nje grup kerkuesish nga Universiteti i Purdue (Indiana) kane prodhuar nje seance 3D ne mungese te imazheve reale te ngjarjes.
Rrezulati i tyre ka qene gjeresisht i mediatizuar me rastin e pervjetorit te pare te sulmeve.
Fatekeqesisht, pas 6 muajsh kerkimesh e pavaresisht nga mjetet teknike e intelektuale te perdorura , shkencetaret e Universitetit te Purdue nuk kan qene te afte te organizojne nje skenario konform versionit zyrtar te atentatit të Pentagonit duke u bazuar ne elemente materiale te gjetura ne vendngjarje.
Te paafte te shpjegojne si i pretenduari avion civil ka mundur te perplaset vetem ne fasaden e katit perdhes dhe atij te katit te pare.
kane arritur ne konkluzionin se i pretenduari avion civil te kishte "fluturuar" tokas te pakten per disa qindra metra gje qe nga ana ne te cilen eshte goditur Pentagoni ka qene e pamundur .
Te paafte gjithashtu te shpjegojne zhdukjen e reaktoreve (gati teresisht metalik) kane arritur ne perfundimin se i pretenduari Boeing nuk ka ekzistuar kurre.
Te paafte gjithashtu te shpjegonje zhdukjen e 100 toneve materiale kane arritur ne konkluzionin ... "Trillim i Tmerrshem"
Ne vazhdin do t'ju paraqes imazhet 3D per seicilin absurditet.
------------------------------------------------------------------------------------------------
Postuar nga erzeni_be datë 30 Korrik 2005 17:10:
Absurditeti nr°1: "Avioni fluturonte horizontalisht tokas.
Qe avioni te fluturonte horizontalisht tokas i eshte dashur minimum disa qindra metra terren i paster perpara objektit
Shkencetaret kane observuar qe goditja eshte shkaktuar ne fasaden e katit perdhes dhe atij te siperm. Kane konstatuar se veteme keto dy kate jane demtuar jo vetem ne fasade por edhe ne brendesi te nderteses.
Katet e siperme dhe terreni jashte kane qene te PAPREKURA.
Siç tregohet ne foton qe kane publikuar ne shtyp, kerkuesit kane arritur ne konkluzionin qe "boeingu" ka arritur horizontalisht dhe tokas.
http://www.cs.purdue.edu/homes/cmh/simulation/
Nje fluturim i tille i nje avioni eshte i mundur, dhe e quajme ulje, por qe nje avion te ulet i duhet nje terren i paster 2000-2500 metra.
Boeingut 757-200 iu kane deshur me se pakti 1500 metra.
Pentagoni ndodhet ne nje zone me relief dhe i rrehtuar nga ndertesa dhe autostrada. çuditerisht asgje s'eshte shkaterruar...!!!
Postuar nga keila datë 30 Korrik 2005 17:29:
Sipas ktij "trillimit te tmerrshem", ai avioni qe nuk paska egzistuar si ka mundesi te kishte njerez brenda? Ku shkoi fluturimi i avionit (qe ka flight number, passenger list etc) i cili "pandehet" te jete perplasur me pentagonin? Po telefonatat e personave qe ishin ne avjon, qe ju bene te dashurve e tyre kur po perplaseshin ne penssylvania? Edhe ato i shpiken?
The Patriot Act, ka lindur pas sulmeve. Duhet te kemi dicka te qarte. Amerika ka te drejten e fjales dhe e ka aq te zgjeruar saqe lejojne gjepura te tilla te botohen dhe te mbushin mendjet e atyre qe nuk kuptojne dot me gjate. Gjithashtu, ne Amerike egzistojne shume xhami, teqe etc. Arabet/muslimanet kane nje komunitet te zhvilluar, jane biznesmena, avokate, mjek etc Amerika nuk ka pas ndermend te "krijoje" sulme qe te diskriminoje kete komunitet. Nga nje ane ky komunitet po diskriminon veten kur identifikohet dhe nuk denon aktet terroriste qe kryhen nen pretekstin e fese. Disa dite me pare lexova nje artikull ku kreret e fese muslimane denonin aktet terroriste ne Londer dhe theksonin se vrasja e njerezve te pafajshem nuk eshte pjese e fese muslimane. Ato njerez jane thjeshte kriminela qe mbrohen nen pretekstin e fese dhe demtojne imazhin e komunitetit musliman.
Nje demtim tjeter eshte ky i tipit qe ben ti Erzeni. Tani ne fakt e kam edhe pak durimin nga fundi ndaj po te pergjigjem pak direkt edhe shkurt.
Do me vinte sinqerisht turp, qe nje amerikan te lexonte ato qe shkruhen ne kete forum dhe te na identifikonte ne Shqipetaret si besimtare qe mbrojme "konspiracite" antiamerikane. Do me vinte turp te na konsideronin kaq te ceket. Postimet tuaja jane 80% te paverteta. Nese vertet i quan "fakte" do deshiroja te na jepje ketu edhe faqet ku gjenden kto materialet, faktet ne te cilat eshte bazuar, agjensite qe provojne qe qeverite e jashtme po bazohen ne nje liber (fiction, dhe teper absurde) per qendrimin e tyre ndaj qeverise amerikane etc. (Fundja cila qeveri eshte aq naive sa te thjeshtesoje politiken e jashtme nga nje gje komplekse e lidhur me interesat vetjake dhe superfuqine qe ka amerika, tek idete e marra nga nje liber?)
Sic e kam thene me perpara, keto faktet tuaja c'do dite e me shume me ngjajne me Kodin e DaVincit, Harry Potter, etc.
Postuar nga erzeni_be datë 30 Korrik 2005 17:37:
Absurditeti nr°2: "Avioni" nuk posedonte reaktore
ekspertet zyrtar kane harruar 2 detaje qe i mundesojne avionit fluturimin dhe qe jane dy elementet me te fuqishem te avionit: dy reaktoret
Studimet jane perqendruar ne shkaterrimet eventuale te kraheve te avionit "boeing 757-200". Diçka tejet e çuditeshme qe nje avion 38 metrash i gjere te penetroje ne nje ndertese nepermjet nje vrime 5-6 metrash gjeresi.
Nje teori eshte shpallur nga disa "specialiste" qe kane afirmuar se krahet e avionit jane palosur si pasoje e goditjes.
Persa i perket kerkuesve te Pordue ,ata thone se krahet e avionit kane qene te mbushura me karozene dhe kjo eshte derdhur brenda nderteses duke mos shkaktuar as me te voglin dem.
Ata kane harruar se reaktoret qe gjenden ne krahet e avionit jane elementet me te rrezistueshem te avionit... çudi llamarinat dhe plastika e trupit te avionit penetrojne kurse reaktoret jo vetem qe nuk penetrojne ndertesen por edhe "treten"
Postuar nga erzeni_be datë 30 Korrik 2005 17:54:
Absurditeti nr°3: Pentagoni nuk ka fasade
Shkencetaret kane marre ne konsiderate kollonat e nderteses dhe kane harruar qe fasada eshte shkaterruar vetem ne 5-6 metra gjeresi.
Ne kerkimet e tyre, shkencetaret kane studiuar perplasjen e "avionit" me kollonat qe mbajne ndertesen. Drejtori i kerkimeve, Mete Mozen ka insistuar te menyra e ndertimit te atyre kollonave me nje spirale hekuri, teknike e viteve 40.
Sîpas tij, rresitenca e kollonave (teknike e viteve 40) ka mundesuar shpetimin e jeteve njerzore.
Fatekeqesisht shkencetaret kane harruar se perpara se "avioni" te perplasej te kollonat e viteve 40, iu ka dashur te perplaset te fasada.
Kane vepruar sikur goditja ne fasade dhe me muret e brendeshme te mos kishte shkaktuara asnje dem, as per aparatin as per ndetesen.
Kane perjashtuar totalisht faktin qe nje boeing 757-200 me nje gjeresi prej 38 metrash dhe nje lartesi 12 metra nuk mund te kaloje ne nje vrime 5-6 metra gjeresi duke mos demtuar krahet as reaktoret as bishti... çudi!!!
Postuar nga erzeni_be datë 30 Korrik 2005 18:11:
Absurditeti nr°4: Antimatiera ekziston.
"Avioni" eshte therrmuar. Por eshte harruar te preçizohet menyra si 100 ton materiale te jene tretur.
Pse kishte aq pak shkaterrime ne Pentagon?
Ekspertet kane dhene nje pergjigje per kete pyetje: "Boeingu" eshte shnderruar ne pluhur.
Me nje shpejtesi te tille avioni vete eshte si "a sausage skin" ka shpjeguar Mete Sozen per shtypin. Nuk ka qene shume i rrezistueshem dhe virtualisht eshte thermuar gjate goditjes.
Nqs, shkencetaret shpjegojne ne kete menyre mungesen e shkaterrimeve, nuk do te thote se me ketye shpjegojne zhdukjen e boeingut.
Kane harruar se 100 ton matiere (e therrmuar apo jo) mbetet 100 ton matiere.
Ku ka shkuar kjo matiere?
Duke kerkuar Boeingun 757-200 shkencetaret kane arritur ne nje zbulim te jashtezakonshem shkencor: Antimatiera ekziston.
Konkluzioni i Absurditeteve dhe Kureshtja e Keiles
Ekipi i esperteve te Purdue , deshtoi. Ata nuk arriten te riprodhojne (ne imitim) ne menyre te llogjikshme dhe te pranueshme, atentatin me te pretenduarin avion mbi Pentagon.
Per te kenaqur deshirat e komandes US Army (ARO, Contrat 39136-MA) ata kane qene te detyruar te braktisin pikepyetjet kryesore te ketij "atentati"
Sot e kesaj dite, i vetmi shpegim teknik i qendrues per atentatin mbi Pentagon, mbetet ai i dhene nga Thierry Mayssan: Goditja nga nje rakete dhe jo nga nje Boeing 757-200[/b]
Ndersa per pjesen tjeter te kureshtjes suaj Keila, per sa i perket numrit te fluturimit, njerezve, telefonatave... jane vertete feminore, sepse autorete nje trillimi te tille i kane aq aftesi , aq me shume kur FAJTORI ishte fajesuar tashme.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.