Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- ALBANY (prejardhja e ketij emri) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10454)


Postuar nga robert datë 22 Nëntor 2014 - 22:05:

( vazhdim ) :
Tani, meqë na dualën para këto dy fjalë greke të vjetra, mendojmë ti identifikojmë se nga e kanë prejardhjen, më saktë: si janë formuar.
Unë dyshoj se tek polis kemi një fjalë të formuar diku aty 5÷4 mij vjet para Krishtit, nga mbledhja që bënin burrat e fshatit në qëndër të fshatit, tek lis-i (querce, quercia; Eiche).
Tipike e fshatrave shqiptarë të jugut, atyre të Greqisë, por edhe disa zonave veriore shqiptare, si dhe edhe në vende të tjera, (sidomos tipike ka ngelur kjo –ndonëse më tepër si kujtim– në Gjermani), është pasja në qendër të çdo fshati nga një pemë të lashtë. Pikërisht lisi ka qenë pema tipike, e cila mblidhte burrat e fshatit, ku dhe bisedohej e diskutohej. Kjo ndoshta vjen ngaqë lisi ka qenë mjaft i përhapur në atë kohë në Europën jugore, (Europa veriore ishte akoma shumë rrallë e banuar, nga shkaku i borës dhe të ftohtit e përhershëm), zonë jugore kjo e cila –duket– përjetonte atyre kohrave (9÷7 mij vjet më parë) fillimet e klimës subtropikale.
Tani, para se t‘ecim më tej, do bëjmë një parantezë të vogël me panoramë botanike, për të sqaruar këtë pemë „fisnike“, pasi ajo do na shërbejë më pas jo vetëm në evolimet gjuhësore, por edhe në tregimet historike. Për shkak të paqartësisë që unë kisha në emrat e pemëve, si dhe vetë këtyre pemëve të mëpo-shtme, unë u detyrova të gërmoj pak në internet. Bëhet fjalë për lisin, rrapin dhe dushkun. Fatkeqësisht në internet nuk gjen për momentin në gjuhën shqipe as edhe një gjë mbi pemët dhe llojet e tyre. E kundërta ndodh në gjuhën gjermane, ku panora-ma botanike ka faqe të tëra orientimi, (shiko p.sh. baumkunde).
Në këtë panoramë, (të orientuar edhe nga Fjalori shqip-shqip i 1954-ës, i cili na jep edhe emrat latinisht të këtyre pemëve), ne shohim edhe një herë atë rrugë evolutive të natyrës, atë se si llojet e bimësisë kanë qenë dhe janë në ndryshim të pareshtur, nga faktori terren-klimë-shkaktarë të ndryshëm. Kështu, si prezantimi në latinisht i lisit dhe dushkut, (që nga Fjalori shqip-shqip parakuptohen si e njëjta pemë), quercus, ashtu dhe prezantimi në latinisht i rrapit, platanus, na tregojnë në internet vërtet dy familje pemësh, por aq të ngjashme në gjethe, sa nga syri i njeriut mund të merren edhe si e të njëjtës lloj peme.
Familja e quercus-ve paraqitet më e gjërë dhe e shumllojshme. Ndërsa ajo e platanus-it vetëm me dy lloj pemësh.
Njëra prej këtyre dy lloj pemësh, platanus orientalis, është mjaft e ngjashme me shumë lloje pemësh të familjes quercus. Ashtu siç dhe disa lloje pemësh të kësaj familje të madhe (quercus-i), si p.sh. quercus pectinata, nuk ngjasojnë me pemët e tjera të kësaj familje (quercus-it).
Ndaj unë nuk do të humbja shumë kohë në familjet e këtyre pemëve, pasi njeriu u vuri atyre emrat vetëm pas një vështrimi të shpejtë empirik, e jo një studimi shkencor, si ai që bëhet sot. Ndaj, nëse në disa zona shqiptare quhet kjo pemë „fisnike“ rrap, e në disa zona të tjera quhet lis apo dushk, kjo nuk luan ndonjë rol në „fisnikërinë“ e kësaj peme, pasi çdo vend (fshat) kishte në vendin ku mblidhej shpesh një pemë të zonës, një pemë klasike, pra të njohur, pemë patjetër të madhe, siç janë pemët e të dyja këtyre familjeve, (për t’mos thënë që dhjetra mijra vjet më parë, kanë qenë një lloj familje, por kushtet e terrenit dhe klima i kanë ndarë, ashtu siç kanë ndarë/krijuar edhe pemë të tjera të ngjashme me ‘to, si ato të gështenjave, ahut, etj.).
Mendoj se rrapi është më së shumti pemë jugore, pra që e duron më pak të ftohtit, ndërsa lisi është pemë (paksa) veriore, që e duron më shumë të ftohtit. Biles ky kusht, duhet të ketë bërë që lisi të rrjedhi nga rrapi, pra familja e quercus-it të ketë një lloj prejardhje nga familja e platanus-it, panvarsisht se platanus-i hispanik quhet (në internet) si bastard, një rrjedhje nga platanus orientalus dhe një platani amerikan perëndimor, ndoshta kjo nga që platanus-i prezantohet vetëm me dy lloje pemësh, (quercus-i prezantohet me shumë lloje pemësh). ( vazhdon ) :


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.