| Forumi Horizont | Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Eshte martesa varri i dashurise ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12511)
Une martesen e shoh si kurorezimin e dashurise mes dy njerezve nese dashurohen vertete.Nese martohen sa per te quajtur veten "te martuar"atehere vertete qe eshte varr por jo varr i dashurise(pasi kjo s'egzistonte asnjehere mes tyre)por varri qe eshte ndertuar me guret e budallekut te tyre.Martesa eshte nje hap shume i rendesishem ne jete i cili s'duhet hedhur pa qene 101% te sigurte per partnerin.
Ne perceptimin e marteses njerezit bejne shpesh nje gabim: mendojne se gjithe jeten do e kalojne si gjate periudhes kur ishin duke rene ne dashuri,mirepo kjo periudhe eshte deri ne njefare pike nje iluzion.Partneri s'eshte vetem individi pa difekte(sic e sheh ne fillim),partneri s'eshte vetem i dashuri por dhe vellai,shoku i ngushte,ortak,shtylla ne te cilen mbeshtetesh...Vjen nje pike qe maredhenia s'bazohet vetem ne ato ndjenjat fillestare qe as qe mund ti spjegoje,por ne dashuri te konsoliduar,ne respekt te dyanshem,ne sfida me qellime te perbashketa.
Nuk mund te duroj njerezit qe sillen si "lovers te perjetshem",qe mendojne qe dashuria eshte e barabarte vetem me periudhen e renies ne dashuri,qe jane ne kerkim perhere te stimujve te rinj por jo tek bashkeshorti/tja,por tek njerez jashte rrethit martesor.Mgjth,keto te fundit me dhimbsen,imagjino te kalosh nje jete te tere e pakenaqur nga ai qe ke ne krah si bashkeshort edhepse ndoshta bashkeshorti mund te ishte shume me i mire se ato mbas te cileve mund te jargen tere diten jashte shtepise.
Une besoj shume ne vlerat familjare,ne martese,por vetem mbasi te kesh arritur nje moshe pjekurie dhe ke eksperiencuar ate cfare do ose ate cfare nuk do,mbasi te kesh bere llogarite me veten dhe me te tjeret 
| Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.