Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Te huajt per Shqiperine..Ndihme.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12713)


Postuar nga Balerina datë 04 Janar 2007 - 23:06:

Shqiptaret jane pasardhesit
e pellazgeve te famshem. Pellazget ne epokat primitive do te
kene populluar Epirin, Maqedonine, Greqine (Helladen dhe Peloponezin)
dhe shume vende te Italise.

- Han Johan Georg Fon



Raca shqiptare ka nderin qe ka nxjerre Filipin e II, Leken e Madh, Aristotelin,
Akilin nga fisi i Molloseve, Pirron dhe mbretereshen Teute, qe
guxoi ti beje balle Republikes Romake, fuqise ushtarake me te
madhe te kohes.

Dora D`Istria
(Elena Gjika)



Kombi Shqiptar i dha Romes nje Pape: princin Francesko Albani, i cili hipi ne fron ne 1700 nen emrin Klementi XI dhe mbreteroi per 21 vjet.

Papa Gjon Pali i II



Konstandini i mbiquajtur " I Madh", ishte
djali i pare i Konstandin Klorit. Ai lindi ne Niassus (sot Nish)
te Moesise ne Ilirikun Lindor. Luftoi perkrah te atit, i cili
u vra ne betejen fatale te Jorkut(Britani). Konstandini u be
Cezar (306) dhe pastaj August (30 . Ne vitin 324
ishte i vetmi perandor i Romes. Ai e shpernguli seline e perandorise
nga Roma ne Bizant, te cilit i dha emrin e vet, Konstandinopoje.
Konstandini u pagezua nga historiani kishtar me origjine shqiptare,
Eusebi, pak kohe para vdekjes, me 337. Fronin e trasheguan tre
bijte e tij: Konstandini, Konstandi dhe Kostani. Ky i fundit
trashegoi Ilirikun, Italine dhe Afriken.

EDWIN E. JACQUES



Me i madhi nga te gjithe perandoret
bizantine ka qene Justiniani (527 - 565), i cili rridhte nga
prinder ilire dhe ishte pasuesi i xhaxhait te vet, Justinit.
Justiniani kishte fituar fame te pavdekshme ne kater fusha: te
luftes, te arkitektures, te drejtesise dhe historise kishtare.
Bota i detyron atij Shen-Sofine.

Edith Durham



Skenderbeu dhe Ballabani

Ne vitin 1463, Ballaban pashe Badera nga Mati, hyri me 18 mije ushtare ne Diber. Para se te fillonte lufta, i dergoi Skenderbeut dhurata shume te cmuara. Skenderbeu i dergoi nje plor dhe nje kerrabe. Me keto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do te ishte me mire bujk ose bari ne Shqiperi, sesa pasha ne Turqi.

Paskuale Willord



Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin ne te njejten menyre. Kane te njejtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia. Te vjeterve u thone Plaixh kurse plakave Plaixhe

Straboni



“Eshte e drejte te besohet se gjuha moderne e Shqiptareve eshte ajo qe flisnin ne lashtesi Maqedonet, Iliret dhe Epirotet”.

E. Mashi ne Annales des Voyages



“...te gjithe ata qe kane pranuar tezen e origjines pellazgjike te Shqiptareve te sotem, te pranojne dhe te quajne si nje te vertete historike te padiskutueshme njejtesimin me ata te Ilireve, Maqedoneve dhe Epiroteve, dhe te ketyre me Pellazget e lashte.”

Petrota



“origjina e shqiptareve eshte pellazgjike dhe se pa dyshim jane te nje gjaku me Maqedonasit e lashte, Traket, Daket dhe Iliret”.

Biondeli



“...qyteterimi pellazg nuk u nal vecse ne Epir. As nuk humbi, sic besohet, eshte ky popull fisnik, qe per tu kujtuar qendroi ende me gjuhen e tij teper te lashte ne Shqiperi, Thesali, Maqedoni, ne pjesen me te madhe te Dalmacise, te Serbise, etj...”.

E. Bidera



“populli shqiptar eshte, nese jo pellazgjik, me origjine pellazgjike, ose nje familje e asaj race shume te lashte qe populloi brigjet e Azise se Vogel, Greqine, Trakine, Maqedonine, Epirin, Mizine dhe Dakine...”.

prof. M. Markiano



“na shqiptaret kemi qendruar tash tri mije vjet e ma teper, e kemi mbajtur gjuhen e mendimin, karakterin e trimnine, dashunine e lirine qe na kane lane te paret, njata Pellazge, qe i permenden e i ngulen mbretnite e Epirit, Maqedonise e Ilirise...”

P.Vasa



“Origjina e shqiptareve rrjedh nga maqedonasit dhe jane te njejte me ta, se gjuha shqipe eshte nje nga me te vjetrat ne bote dhe se Shqiperia ne kohe te lashta ka qene ajo pjese e Maqedonise qe shtrihej drejt Drinit te Bardhe, Epirit dhe nje pjese te Peloponezit dhe qe quhej Alvanitia prej shkrimtareve bizantine”.

Nikolle Keta, rektori i kolegjit te Palermos



”Shqiptarët, arnautët siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët banorët e shkëmbinjëve, siç e quajnë ata veten banojnë në teritorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjrin e Artës (Ambrakisë)së Jugut”

”Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë”

Edison L. Clark



"Leandri dhe Eritrea na mësojnë se Epiri sot quhet Shqipëri. Banorët e tij, sipas Leonklavit, quhen shqiptarë, ndërsa turqit i quajnë arnautllarë. Epirotët ndahen në fise të ndryshme, por që të gjithë ndryshojnë prej grekëve, si nga gjaku ashtu edhe nga gjuha".

I. Lavrenberg (Kartografi i njohur i shekullit XVII)



“Epiri nga çdo prirje del jogrek”.

Martin P. N. Nilson

“Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”.

Lyber



“Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”.

Marks

“Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë, ndërkohë që banorët e krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”.

Spencer

“Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi, që është vështirë të përcaktohet”; “Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.

Dr.Holland



“Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”.

“...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”.

Pukëvili

“Janina...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”.

Napoleoni



“Vetëmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.

Dora D’Istria

“Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës... por në një principatë të lirë shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”.

E.Golubinski (Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm)



“Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”.

Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashë Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez

“...në Mesjetë, Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”

Historiani grek Sathos


(Marre nga forumi Medialb, postimi origjinal bere nga anetari Vodka Karamel)


  Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.