Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Ligji "Për të drejtën e autorit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=168)


Postuar nga Ami- datë 30 Janar 2003 - 06:24:

Kreu VIII

KREU VIII
ADMINISTRIMI KOLEKTIV I TË DREJTAVE TË AUTORËVE DHE I TË DREJTAVE TË TJERA

Neni 41
Agjencia për mbrojtjen e të drejtave të autorëve

Për aq kohë sa të drejtat e autorëve dhe të drejtat e tjera nuk do të ushtrohen nga vetë ata, administrohen nga një shoqëri kombëtare etë drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera, e cila më poshtë do të quhet “agjenci“. Kjo agjenci do të jetë i vetmi person juridik në Shqipëri për drejtimin administrativ kolektiv të të drejtave të autorëve. Ajo do të administrojë gjithashtu të drejtat e autorëve të panjohur ose të humbur.

Neni 42
Aktet që rregullojnë veprimet e agjencisë

Agjencia mbështet veprimtarinë e saj mbi këtë ligj dhe mbi akte të tjera nënligjore, si dhe mbi rregulloren e saj të brendëshme të miratuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Neni 43
Pranimet në agjenci

Agjencia pranon për bashkpunim të gjithë autorët, trashëgimtarët e tyre, botuesit, prodhuesit e disqeve, të kasetave a të filmave dhe ata që kanë autorësinë. Atributet prerogative të agjencisë përcaktohen me votim të hapur në Asamblenë e përgjithshme të saj e cila do të funksionojë sipas rregullores së brendëshme, të hartuar nga agjencia dhe të miratuar nga ministri.

Neni 44
Përcaktimi tarifave

Pagesa e tarifave për autorët dhe poseduesit paguhen sipas tarifave që që rregullohen me proçedurën e mëposhtme:
a) tarifat caktohen pas diskutimit me autorët dhe shoqatën përkatëse të poseduesëve të të drejtave materiale të autorësisë që janë të interesuar për këtë tarifë;
b) rregullorja për tarifat do të zbatohet vetëm pasi të jetë miratuar nga ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve;
c) rregullorja mbi tarifat të jetë e publikuar;

Neni 45
Kriteri i administrimit të të ardhurave

Agjencia administron në mënyrë rreptësisht të barabartë të gjitha të drejtat që i janë dhënë a besuar. Ajo respekton parimin që çdo anëtar të marrë ojesën që i takon nga përdorimi i veprës.
Këto honorare do të shpërndahen çdo vit, çdo 6 ose 3 muaj për secilin autor apo bashkëautor.
Agjencia mbikqyret nga ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve. Përfaqësuesit e autorizuar prej tij asistojnë në mbledhjet e agjencisë dhe ndërhyjnë vetëm në rast të shkeljeve të akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e saj

Neni 46
Funksionet e agjencisë së autorëve

Agjencia e autorëve kryen këto veprime:
a) hyn në bisedime për kushtet dhe honoraret që do të paguhen dhe lëshon autorizime për veprime që përfshihen në të drejtat ekonomike përjashtimore të administruara prej agjencisë;
b) mbledh honoraret për autorizimet e përmenduara në pikën (a);
c) u shpërndan autorëve honoraret e mbledhura

Kryen veprimtari të tjera, për të cilat është e autorizuar nga autorët në përputhje me nenin 48 për ushtrimin e të drejtave ekonomike përjashtimore që administron.

Neni 47
Garancitë për funksionimin e agjencisë së autorëve

Administrimi i të drejtave sipas nenin 46 nuk duhet të kufizojë të drejtat ekonomike përjashtimore të administruara nga agjencia e autorëve. Për të garantuar parandalimin e kufizimeve të tilla, të gjitha vendimet për metodat e rregullat e mbledhjes dhe të shpërndarjes së honorareve, si dhe për aspekte të tjera të rëndësishme të veprimtarisë administrative të agjencisë, merren nga autorët që mbrohen nga agjencia.
Autorëve, të drejtat e cilëve administrohen nga agjencia u jepet informacion i rregullt, i plotë dhe i hollësishëm për veprimtarinë e agjencisë së tyre, me qëllim që të ushtrojë të drejtat e tyre.
Pa autorizimin e autorëve, të drejtat e të cilëve administrohen drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesëve të tyre, asnjë honorar i mbledhur nga agjencia e autorëve nuk mund të përdoret për qëllime të tjera, përveç qëllimeve që kanë të bëjnë me mbilimin e kostos aktuale të administrimit të të drejtave në fjalë dhe shpërndarjes së pjesës së honorareve, që mbeten pas zbritjes së kostos së sipërpërmendur.
Sasia e honorareve të mbledhura nga agjencitë e autorëve, pas zbritjes së kostos aktuale administrimit dhe zbritjeve të mundshme që autorët e autorizojnë, u shpërndahet autorëve në përpjestim sa më të drejtë me përfitimin aktual të veprave të tyre.

Neni 48
Administrimi kolektiv i të drejtave për shfaqjet, fonogramet dhe programet

Të drejtat e shfaqjeve, fonogrameve dhe programeve të parashikuara në KREUN VII (nenet 42 dhe 49) do të zbatohen me rezervën që vlerat ndryshojnë dhe që nuk janë të fiksuara një herë e përgjithmonë (mutatis mutandis).

Neni 49
Pozita e autorëve të huaj

Veprat e autorëve të huaj mbrohen sipas dispozitave të këtij ligji dhe konventave ndërkombëtare, në të cilat ka aderuar Republika e Shqipërisë.

-------------------------Vijon ne mesazhet e ardhshme..............


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.