Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Investimi me i vlefshem ne emigracion. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16802)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 26 Janar 2009 - 23:08:

Shume interesante po me duket kjo tema. Komplimente kotka.
Eshte interesante pasi pjesa me e madhe e atyre qe frekuentojne FH banojne dhe punojne jashte Shqiperise, ne keto kohe, kur emigracioni behet familjar per mendimin tim eshte me mire zgjedhja per te ndenjur aty sesa kthimi ne Shqiperi.
Kete jua thote njeri qe ka jetuar jashte dhe tani eshte ne Shqiperi!
Emigracioni vetem, ose sidoqofte me shoqeri dhe/ose miq nuk eshte njelloj si emigracioni i gjithe familjes, berthames se ngushte familjare dmth baba, nene dhe femije, kur ka me shume me mire eshte ... por edhe keta mjaftojne per te "kollandrisur" ekonomine familjare dhe te jetojne mire.

Per mua, investimi me i vlefshem, duke pasur parasysh ato qe thashe me siper do te ishte si fillim "rropatja" e prinderve edhe ne pune te ndyta vetem e vetem per te arsimuar femijet.
Ky eshte nje goxha investim!
Nderkohe qe femijet edhe mund (sipas mundesive dhe fuqive) te bejne nje pune part-time.

Pastaj, me kalimin e kohes, nese nje mundesi kreditimi dhe/ose joint-venture me njerez te njohur e te besuar mund te sillte nje mundesi bashkepunimi per te hapur nje aktivitet privat, mundesisht ne profesionin qe kane ushtruar ne Shqiperi do ishte super; pasi nderkohe qe kane punuar shume dhe shuuuume duke u "rropatur" kur te vije momenti i investimit per nje aktivitet tendin do e mbrosh me mish e me shpirt!!!


___________________

Turll e di qe je i kenaqur se Juvja jote fitoi padrejtesisht ndaj Fiores sime... por merr pjese edhe ti si pjatalares profesionist ne ekonomine e supermarketeve kanadez




Peace!


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.