Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Qoshja e perallave. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16925)


Postuar nga Piktor datë 23 Mars 2009 - 02:08:

Si kripa ne gjelle.

Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere nje baba e kishte tre vajza te bukura dhe shume te dashura.
Nje dite babai per te provuar dashurine e vajzave te tij per te i pyet nje nga nje.
Sa me do bija ime?- i thote se vajzes se madhe.
Sa mjalten baba.- ju pergjigj vajza e madhe
Pyeti vajzen e dyte.
Sa me do bija ime.
Sa sheqerin baba.-ishte pergjigja e vajzes se dyte.
Ne fund pyeti vajzen e vogel.
Sa me do vogelushja ime?
Si krypen baba- iu pergjigj e vogla.
Babai ngeli keq dhe i erdhi rende per pergjigjen e vajzes se vogel qe e donte si kripen.
Ti nuk me dashke mua prandaj larg nga shpia ime shporru vajze e keqe.

Vajza u largua me lot ne sy, motrat e saja e qane dite e dite me rradhe sa lotet u thane.

Vajza e deshperuar nga sjellja e babit te saj mori udhet por as vte nuk e dinte se nga shkonte dhe qante me ze.
Nderkohe aty kalon nje burre ne kale dhe e pyet vajzen pse qante dhe ku e kishte shtepine.
Vajza i tregoi çfare i kishte ngjare. Burri i vjeter mbeti i shtangur dhe i thote vajzes.
Hajde ne shtepine time do te te martoj me djalin tim dhe do te bejme nje dasem te madhe. Sepse ti je shume e dashur por babi yt nuk te ka kuptuar.

Mbas disa ditesh qe babit te vajzave po i vjen nje ftese per dasem nga larg dhe behej fjale per nje shtepi te madhe e te nderuar.
Nuk mbahej nga gezimi qe ndihej i rrespektuar nga nje familje me ze.
U vesh mire e mire dhe shkoi ne dasem.
Edhe vete nuk ju besonte syve kur e vune afer kryet te vendit dmth ne vendet me te rendesishme.
Pjatat e tij ishin te veçanta krejt ndryshe nga te tjeret .
Mirpo kur mori te shijonte pjaten e pare nuk i shijoi fare. Paskan harruar ti hedhin kripe- thote me vete
Pasi hodhi fjalen i nderruan pjaten dhe i sollen nje pjate tjeter.
Mirpo kjo ja shpifi me shume sepse i kishin hedhur sheqer ne vend te kripes.
Ja nderruan serish pjaten dhe meqe ja kishin embelsuar me mjalte as qe behej fjale te hahej.
U dorzua saqe i erdhi turp te kerkonte serish nderrimin e pjates. Tashme i kishte ikur edhe oreksi.

Kur mbaroi dasma dhe njerzit po shperndaheshin e thirri i zoti i shtepise veçmas dhe e pyet.
Me nderove me ardhjen tende ne dasem te djalit tim or mik i shtrejte.
Njeriu filloi te çuditej , - qysh kur jemi miq dhe aq me shume te shtrejte.
-Si tu duk dasma- shtoi miku.
Mire thote shume mire vetem se mua me qelluan te gjitha pjatat pa kripe.
Si pa kripe?
Fare fare pa kripe . Po hahen gjerat pa kripe? -pyeti padashur.
Pse te pelqen kripa?- e pyeti miku.
Po patjeter- ja kthen ky.
Nuk eshte e vertet dhe po rren or burre i dheut.
Jo ore si po te rrej!
Shiko se kam deshmitar qe po me rren.
Jo ore pa thirri deshmitaret!!!
Vertet.
Po.
Mire i thote miku dhe i drejtohet te birit ma sillni ketu nusen.
Erdhi nusja.
Njeriu kur pau qe nusja ishte vajza e tij dhe kuptoi gjithshka dhe u ndie i turperur.
Hajde te puth vajza ime se me te vertet kam gabuar rende me ty sepse ti me paske dashur me shume se kushdo ne kete bote.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.