Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga shelgu datë 22 Mars 2009 - 18:57:

Greket dhe serbet, (populli), as nuk e njohin fare se kush ka qene Gjergji. Kam biseduar me te dy palet dhe nuk e kishin mesuar ne histori neper shkollat e tyre. Ndoshta ne nivelet akademike te te dy paleve fabrikohen historisa qe ngrihen mbi falcitete.

Sidoqofte, sot ka internet dhe nuk eshte e veshtire qe t'i vesh me shpatulla per muri keta dy popuj, ne lidhje me Gjergj Kastriotin dhe luften e tij kunder otomanise.

Por une e shikoj si dicka normale qe ne Ballkan te kete te tilla deshira invencioniste.

Ballkani sot, nuk vuan aq nga ndarja religioze, sa nga ndarja nacionaliste dhe per pasoje cdo komb mundohet te rrembeje, dhe fabrikoje historira me mbret.

Serbet, nuk mund te ngaterrohen me greket ne kete aspekt. Te dy keto kombe kane histori krejt te ndryshme nga njeri tjetri, kushte historike krejt te vecanta dhe deshira qe nuk perputhen me njera tjetren.

Sikur serbet dhe greket te kishin nje kufi te perbashket, do te kishin pasur lufte te panderprere midis tyre, sepse greket vuajne akoma nga fantazmat e lashtesise dhe serbet kane paturpesine te festojne me fanfare edhe deshtimet e tyre. Ndersa greket mendojne se historia i ka ndeshkuar, sepse ju ka coptuar perandorine e antikitetit, serbet as qe e vrasin mendjen ne kete drejtim. Perkundrazi ata mendojne se ju takon i gjithe Ballkani.

Sidoqofte, ajo qe di une eshte qe te pakten serbet dhe greket ne menyre te vetedijshme, jane perpjekur te fshehin nje hero te nje kombi fqinj.

Perkundrazi, edhe pse E Hoxha, ka qene nje falsifikator i vertete, Ne kemi mesuar shume mire per Janosh Huniadin, packa se ishte disa kufij shteterore larg.

Edukimi i popullit ne Greqi dhe Serbi, apo ishJugosllavi, ka qene shume me teper i fabrikuar se sa ne Shqiperi.


  Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.