Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Muhamed emri më i popullarizuar në Skoci dhe Angli në vitin 2009
Muhamed është emri më i shpeshtë i fëmijëve të lindur në Angli dhe Skoci në vitin 2009, sipas statistikave zyrtare të publikuara të mërkurën. Oliver është në krye të top listës prej dhjetë emrave që pagëzohen djemtë. Nëse merren parasysh 12 ortografi me të cilat paraqitet emri Muhamed, atëherë ky emër është i ngjashëm edhe me versionet: Mohamed, Muhammad, Mohammad, Mohammed, Mohamad...
Britania e Madhe, e cila kryesisht është anglikane, ka më shumë se 2.5 milionë myslimanë prej gjithsej 61 milionë banorëve, njoftoi bashkësia islame e Britanisë.
Sa i përket vajzave, prindërit kryesisht pagëzojnë vajzat e tyre me emrat, Olivia, Ruby, Chloe, Emily dhe Sophie. Shtatë vajza të lindura më 2009 janë pagëzuar Queen (Mbretëreshë), ndërsa 109 Princess (Princeshë). 16 djemtë janë pagëzuar King (Mbret) ndërsa 68 Prince (Princ).
Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.