Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Raspberry Pi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18753)
Ideja eshte qe ky qark elektronik eshte nje mini-kompjuter. Eshte ne gjendje te mbeshtese disa versione Linux dhe ka mbrokullat e duhura per te deshifruar Full HD 1080p video (BluRay quality playback, using H.264 at 40MBits/s). Ka portat hyrese dhe dalese baze, per nje eksperience te pergjithshme "kompjuterike". Duke qene shume i lire si qark, i lejon vetes mundesine per te penetruar edhe ne xhepat e vendeve te treta ku kompjuteri eshte lluks. S'ka nevoje per ekran pasi mund te lidhet edhe me TV. S'ka nevoje per ushqyes apostafat pasi funksionon edhe nepermjet nje karikuesi Nokia apo HTC apo Samsung etj etj etj. S'ka nevoje per disk te ngrute pasi e mbulon kete funksion nepermjet kartes se memorjes SD.
Ky kompjuter/projekt u zhvillua ne UK me qellim qe te mund te ishte nje alternative e lire edhe per femijet e shkollave fillore, ku keta te fundit te mund te praktikoheshin ne gjuhe programimi. Nese nuk gabohem, suporton Python, nje gjuhe programimi tejet e famshme kohet e fundit.
Duke qene nje qark kompjuterik, i jane instaluar edhe porta shtese komunikimi GPIO. Ketu e tutje, imagjinata eshte limiti. Online ka projekte nga me qesharaket deri te me interesantet. Kliko ketu per 20 projekte te ndryshme, sa per te krijuar nje ide te pergjithshme.
Per pyetje te tjera, s'ka me mire se faqja zyrtare
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.